• Latest
  • Trending
  • All

A doni një mik, ju grekë? Blini një qen

29/01/2015

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Tuesday, 4 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme

A doni një mik, ju grekë? Blini një qen

29/01/2015
in Lajme, Opinion

“… Kështu që, mbushuni ju grekë. Ju kishit një ekonomi muti, korruptuese, burokratike dhe po kështu e kemi dhe ne. Por ne, Europa, vetëm bëjmë gjoja sikur jemi mjeku juaj, i interesuar për shërimin tuaj, që nuk duam t’ju bëjmë dëm. Ne na interesonte vetëm vetja jonë. Ne luajtëm me ju ndërkohë që prisnim për politikën e “bërthamës” së Europës (dmth Gjermanisë) që të ndërronte mendje dhe të toleronte një politikë shpëtimi, nga ana e BQE-së, për “bërthamën e Europës (dmth Francën), një “bërthamë” e cila nuk e përfshin Greqinë…”

HOLMAN W. JENKINS, JR.

Cfarë çudie, nuk mund të trajtosh një popull demokratik ashtu si Bashkimi Europian trajtoi Greqinë, dhe të presësh që votuesit të mos revoltohen. Sovraniteti i votuesve ka qenë gjithmonë thembra e Akilit për projektin elitist të Eurozonës. Kjo është arsyeja përse Eurozona sot përballet me krizën e tretë greke, falë zgjedhjes së një partie greke anti-shtrëngim në zgjedhjet e të dielës. Por një gjë ka ndryshuar. Pas pesë vitesh duke i marrë zvarrë grekët, tani politikanët europianë po u thonë atyre: Vazhdoni, bëni çfarë të doni, dilni nga eurozona po deshët. Ne e kemi të mbuluar shpinën, kështu që, shihemi…
Nuk dua të them që grekët nuk kanë qenë, në një masë të madhe, shkaktarë të fatkeqësisë së tyre. Ekonomia e tyre është e korruptuar, e mbushur me favoritizëm, burokraci, dhe mbi të gjithë këto, grekët i gënjyen kredidhënësit e tyre në lidhje me defiçitet që kishin.
Por mënyra se si Europa e trajtoi Greqinë ishte e mbushur me pragmatizëm afatshkurtër që u shërbeu vetëm zyrtarëve të zgjedhur të fqinjëve të Greqisë në Eurozonë.
Qasja e Europës nuk ishte kërkimi për rezultatin më pak të keq të mundshëm, që të përjashtonte falimentin. Rezultati më i keq i mundshëm do të kish qenë një çlirim nga borxhi plus reforma serioze nga ana e grekëve, që do të synonin rikthimin e rritjes ekonomike në dobi të Greqisë dhe të kredidhënësve të saj.
Kështu bëhet në rastet e falimentimeve, ku objektivi është ruajtja e vlerës. Sistemi grek i taksimit do të ishte bërë më i sheshtë dhe më i ndershëm dhe më pak i shtrembëruar, kështu që pagimi i taksave do të bëhej më pak i vështirë, më pak i prirur të nxiste korrupsionin dhe evazionin. Rritja e taksave që “vret” rritjen ekonomike do të ishte shmangur.
Po kështu do të ishin shmangur edhe shkurtimet destabilizues politikisht të pensionistëve dhe të varfërve, edhe nëse kjo do të kërkonte ndihmë nga ana e qeverive të BE-së. Ideja do të ishte rikthimi i besimit dhe krijimi i një prurjeje investimesh të jashtëm, për të rinisur krijimin e vendeve të punës.
Qasja “më pak e keqe” e mundshme do të pranonte në mënyrë të tërthortë që të dy, edhe huadhënësi edhe huamarrësi, do të ndanin përgjegjësinë për gabimin e grumbullimit të një borxhi të tepruar, dhe të dy do të përfitonin prej një rikthimi të shpejtë tek rritja ekonomike, gjë e cila do të rriste shanset e kredidhënësve për të marrë mbrapsht paratë e tyre.
Por zgjidhja e Europës ishte që ta “tërhiqte zvarrë” Greqinë me shtyrje të pagesës së borxheve dhe versione torturues, që synonin të nxirrnin “dhjamë nga pleshti”. Synimi i vetëm i Europës ishte që të shmangte, të paktën në terma afatshkurtër, çdo gjë që i ngjante faljes së borxheve. Por le të bëhemi mirëkuptues: Shtetet kredidhënës të Europës janë edhe ata demokraci. Votuesit e tyre nuk donin të dëgjonin që ndoshta do u duhej të shpëtonin bankat e tyre, me qëllim që Greqia t’ia hidhte paq, e në të njëjtën kohë të ruante të gjithë privilegjet e Euros, e madje-madje, edhe të përfitonte prej bamirësisë së qeverive të eurozonës.
Edhe më shqetësuese për europianët, nëse Greqia lejohej të mos njihte borxhin e saj ndërkohë që ruante anëtarësinë në BE, atëherë përse të mos e bënte edhe Irlanda, Spanja, Italia dhe Franca? Ofrimi i faljes së borxheve Greqisë do të shkaktonte një “rendje” drejt këtyre vendeve nga ana e huadhënësve privatë, duke sjellë një krizë financiare mbarëkontinentale, pikërisht ajo që plani i shtrëngimit për Greqinë duhej të parandalonte.
Kështu, fuqitë e mëdha Europiane luajtën me Greqinë, me qëllim që të mbronin reputacionin e tyre të brishtë si vende me aftësi paguese. Dhe nëse Angela Merkel e Gjermanisë ka lëshuar sinjale për një gatishmëri të saj, për ta lënë Greqinë të mos paguajë borxhet dhe të largohet nga Eurozone, kjo nuk ndodh sepse bankat europiane janë “pajisur” me kapitalin e mjaftueshëm për të përballuar falimentimin e shteteve huamarrës. Kjo nuk ndodh as sepse Franca, Spanja dhe Italia i kanë zgjidhur problemet që ato kanë me borxhin dhe kanë rizbuluar rritjen ekonomike. Nuk ndodh as sepse taksapaguesit gjermanë kanë rënë dakord, më në fund, për ndryshimin e strukturës së borxhit.
Merkeli dhe gjithë të tjerët janë të gatshëm ta lënë Greqinë të “shembet”, sepse në mendjen e të gjithëve është tashmë e qartë se Banka Qendrore Europiane do të printojë cilëndo sasi parash që të nevojitet për të mos lejuar që Spanja, Italia dhe Franca të bëjnë të njëjtën gjë. Garancitë e kreut të Bankës Qendrore Europiane, Mario Draghi, kanë qenë të mjaftueshme të paktën për të tashmen e parashikueshme, për t’u lejuar këtyre vendeve që të vazhdojnë të shesin bonot e tyre në tregjet publikë dhe me norma interesi shumë të ulëta.
Ftohtësia e shfaqur ndaj Greqisë është ftohtësia e vendeve që tashmë ndihen rehat dhe të sigurtë se “janë shumë të mëdhenj për të dështuar” në sytë e Bankës Qendrore Europiane, ndërkohë që Greqia është tërësisht e lirë të dështojë.
Kështu që, mbushuni ju grekë! Ju kishit një ekonomi muti, korruptuese, burokratike dhe po kështu e kemi dhe ne. Por ne, Europa, vetëm bëjmë gjoja sikur jemi mjeku juaj, i interesuar për shërimin tuaj, që nuk duam t’ju bëjmë dëm. Ne na interesonte vetëm vetja jonë. Ne luajtëm me ju ndërkohë që prisnim për politikën e “bërthamës” së Europës (dmth Gjermanisë) që të ndërronte mendje dhe të toleronte një politikë shpëtimi, nga ana e BQE-së, për “bërthamën e Europës (dmth Francën), një “bërthamë” e cila nuk e përfshin Greqinë.
Kështu që, edhe një herë, mbushuni ju grekë – dhe ju qipriotë, viktima të një “mbushje” të mëhershme. Po bëhet gjithnjë e më e qartë se disa anëtarë të Euros janë më të barabartë se të tjerët. Por, ja tek e kam një pyetje: a është Portugalia brenda rrethit të të magjishmëve, apo jashtë? / The Wall Street Journal /

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025
Previous Post

Pranohet gjykimi i shkurtuar për Xhuvanin, i shpëton burgut të përjetshëm

Next Post

Në gjurmët e shqiptarëve të suksesshëm …

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Në gjurmët e shqiptarëve të suksesshëm ...

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.