Policia vijon kontrollet në territorin e fshatit Lazarat pavarësisht motit të keq. Gjatë ditës së sotme efektivët e policisë po zhvillojnë kontrolle në shtëpitë e lazaratasve për identifikimin e parcelace të hashshit ndërkohë që disa prej banorëve kanë nisur ti djegin vetë rrënjët e kanabisit.
Ndërkohë që Policia e Shtetit u ka bërë sërish thirrje banorëve të fshatit që të qëndrojnë në shtëpi për të asistuar në veprimet procedurale të Policisë.















