76 klandestinë u kapën sot nga policia kufitare e Gjirokastrës. Sipas policisë mes klandestinëve sirianë ishin 9 femra dhe 7 fëmijë . Operacioni ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, ndërsa oficerët e policisë kufitare po patrullonin kufurin e gjelbërt me shtetin grek. Klandestinët u kapen në vendin e quajtur “Mulliri”, poshtë pikës kufitare të Kakavijës.
Xhudi 16 vjeçe është një nga shumë sirianet që po braktisin vendin e tyre në lufte. Ajo u kap natën bashkë me disa bashkëkombas të saj që po tentonin të futeshin në tokën shqiptare për të vazhduar rrugën drejt Malit të Zi. Ajo do të shkojë në një vend të ri në Evropë, ku të paktën të rinisë shkollën.
“Jemi larguar si pasojë e luftës në Siri. Shumë ndërtesa janë shkatërruar, situata është jo e mirë atje e për këtë jemi detyruar të lëvizim nga vendi jonë, për të ardhur këtu për të mijetuar pa menduar për rreziqet. Përpara luftës situata në Siri ishte e mirë. Por tani nuk mund të shkojmë, sepse është e rrezikshme edhe pse kemi ende disa njerëz atje. Une jam 16 vjeçe dikur shkoja në shkollë, por tani jo më duke shpresuar që të nis sërish studimet në vendin ku do të shkoj. Është shumë e vështirë kjo situatë për ne”.
76 klandestinë nga Lindja e Mesme u ndaluan nga policia kufitare e Kakavijes ne vendin e njohur Mulliri. Mes tyre , 9 femra dhe 7 fëmijë. Ata po kalonin kufirin jeshil nga Greqia në Shqipëri. Fati i tyre është përsëri riatdhesimi në Greqi. Çdo ditë nga vendi fqinj tentojnë të futen klandestinë. Disa arrijnë t’ia dalin, kurse shumë të tjerë kthehen mbrapsht.
















