Një ditë më parë, mediat dhe vetë policia ishte e alarmuar se elementë të dhunshëm do mbërrinin në Tiranë për protestën e së enjtes.
Ata druheshin se mund të kishte trazira.
Në fund gjithçka rezultoi një shqetësim fals.
Me një deklaratë për shtyp, policia ka falenderuar qytetarët.
“Protesta e sotme u zhvillua paqësisht. Policia e Shtetit falënderon të gjithë qytetarët për mirëkuptimin e treguar gjatë kontrolleve të paralajmëruara në akset kombëtare si dhe për bashkëpunimin e treguar prej tyre. Policia e Shtetit është në krye të detyrës për të garantuar rendin dhe sigurinë,” thuhet në deklaratë.















