Ai ka vlerësuar se Policia është një institucion i kapur nga partitë në pushtet dhe si të tillë, nuk janë në gjendje të jenë në gjendje të bëjnë arrestime të zyrtarëve politikë të apostrofuar në përgjimet telefonike.
“Nga përgjimet e djeshme u rikonfirmua një fakt shumë shqetësues. Klani ‘Pronto’ jo vetëm se kontrollon ndërmarrjet por edhe mbi policinë tash e kuptojmë qartë se si arrestohen aktivistët e VV-së. Shumë lehtë Grabovci jep urdhër. Njerëzit që i punësuan në polici, zbatojnë urdhëratë e atyre qe i punësuan. Nga këto përgjime e kuptuam që krimi i Thaçit dhe i Veselit e kanë mbrojtjen e Qeverisë. Përndryshe, qe dy javë nuk ka ndodhë asnjë arrestim i te përfshirëve. Dorëheqja nuk është e mjaftueshme. Në nuk do të ndalemi deri sa të arrestohen Thaçi e Veseli”, ka thënë Hoxha, raporton lajmi.net.
Deputetja e VV-së, Donika Kadaj-Bujupi, ka kujtuar edhe një fakt nga këto përgjime, kur flitet për manipulimet me statusin e veteranëve të luftës.
“Përveç manipulimit me tender e punësime. Në fakt PDK edhe statusin e veteranit e shiten për vota. Dëmet që po i shkakton ky klan është aq i madh sepse krimi nuk është individual por është një krim i organizuar. Interesat e shtetit i lidhin me interesat e pushtetit. I thërrasim qytetarët që të gjithë me 1 shtator të dalim në shesh të qytetit”, ka thënë Kadaj-Bujupi.
Ndërsa Hoxha, përveç votimit të Demarkacionit, ka thënë se protesta e 1 shtatorit do të shërbejë edhe për kauzën tjetër, të llogaridhënies për përmbajtjen e përgjimeve.
“Nuk presim asgjë nga prokuroret, gjyqtarët e as policët sepse janë të kapur nga pushtetit për faktin se u emëruan nga ata”
“1 shtatori është data kur fillon përmbytja e këtij plani me protesta në rrugë është e vetmja zgjidhje si me shpërbë këtë klan”.
“Me protesta ne e kemi ndal Zajednicen edhe demarkacionit, ne e kemi ngrit vetëdijen tek qytetaret se zot shtëpie është qytetari. Do ti dërgojmë shefat e prontos në Dubravë për të ushtruar veprimtarin që e meritojnë”, ka thënë Hoxha.






















