Në një takim me drejtorët komunalë të arsimit, Bajrami ka ftuar të gjithë drejtorët që t’i presin mirë fëmijët dhe t’i shmangin nga ngjarjet politike.
Ministri i Arsimit, i cili konfirmoi fillimin e mësimit në të gjitha shkollat e arsimit parauniversitar në Kosovë, tha se ky vit do të fillojë me tekste të rishikuara nga klasa e parë deri të nëntën.