Këta dy persona janë arrestuar nën dyshimin e bazuar se kanë kryer veprën penale “trafikim me njerëz neni 171 dhe shërbime seksuale të viktimës së trafikimit neni 231”.
Personat e arrestuar në këtë rast janë:
- M. lindur me 1962 m/sh/k
- K. lindur me 1999 m/sh/k
I dyshuari i parë, me qëllim të përfitimit material e ka detyruar viktimën të kryente shërbime seksuale me pagesë, kurse i dyshuari i dytë dyshohet se ka kryer veprën penale ‘trafikim me njerëz dhe shërbime seksuale të viktimës së trafikimit’.
Për rastin në fjalë është njoftuar mbrojtësi i viktimave dhe në prezencë të tij është intervistuar viktima, e cila më pastaj është trajtuar sipas procedurave standarde për ndihmë dhe mbrojtje të viktimave.
Me vendim te prokurorit të Prokurorisë Themelore i dyshuari i parë ndalohet për 48 orë ndërsa i dyshuari i dytë ndalohet për 24 orë.






















