Kështu ka thënë për Gazetën Fjala, drejtori i Klinikes Emergjente në QKU, Basri Lenjani. Ai ka thënë se gjatë festave fluksi i pacientëve në këtë qendër është më i madh.
Sipas tij rreth 75 për qind të rasteve janë të sëmundjeve akute, si dhe 25 për qind kanë qenë pacient të lënduar nga aksidentet në komunikacion të cilët kanë kërkuar ndihmë mjekësore.
“Përkundër numrit të të madh të pacientëve, ne kemi në shfrytëzimin mbi 100 për qind të Klinikës Emergjente. Jemi të detyruar në bazë të ligjit që tu ofrojmë të gjithëve zgjidhje”, ka thënë Lenjani. Ai ka apeluar të institucionet dytësore që janë institucionet shëndetësore në komuna, që ti shfrytëzojnë kapacitet e tyre që i kanë në dispozicion.
“Apelojmë për institucionet dytësore, që ti shfrytëzojnë kapacitet e tyre që i kanë në dispozicion, vetëm rastet më të rënda të dërgohen në klinikën Emërgjente”, ka thënë Lenjani.






















