• Latest
  • Trending
  • All

Polici-Prokurori, thellohet përplasja për arrestimet

22/02/2016

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Tuesday, 18 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Polici-Prokurori, thellohet përplasja për arrestimet

22/02/2016
in Aktualitet, Lajme, Vendi

Brenda dy javësh, janë shënuar tri raste arrestimesh nga policia, të cilat janë konsideruar të paligjshme nga Prokuroria, që ka urdhëruar lirimin e menjëhershëm të të ndaluarve. Dy ndërtues dhe pesë zyrtarë të ALUIZNI-t, janë arrestuar me iniciativë nga policia, e cila nuk ka marrë miratimin e prokurorit. Sollaku: Policia po vepron si një bandë gjobëvënësish

Njohësit e Kodit të Procedurës Penale, e dinë se policia gjyqësore mund të kryejë arrestime në flagrancë ose me iniciativë, vetëm në rastet kur nuk ka mundësi objektive të komunikojë me prokurorin. Por ky atribut duket se po keqpërdoret nga policia, e cila në dy javët e fundit, ka kryer disa arrestime që janë konsideruar si të paligjshme nga institucioni i prokurorisë. Kjo “uri” e Policisë së Shtetit, duket se ka krijuar një përplase me institucionin e akuzës, i cili në disa raste është detyruar të firmosë lirimin e menjëhershëm të të arrestuarve, duke u përpjekur kështu të frenojë arrestimet e paligjshme të policisë. Por ka edhe raste kur prokuroria, edhe pse ka qenë kundër arrestimeve, është detyruar t’i pranojë ato, kur janë bërë fakt i kryer nga policia, madje ka kërkuar edhe arrest me burg për të ndaluarit. Një nga këto raste, ka qenë arrestimi i dy personave që rezultonin të ishin blerësit e kartave të telefonit, që u përdorën në bombën e vendosur në automjetin e biznesmenit Nuredin Suli. Prokurori ishte kundër arrestimit të Musa Çerpjas dhe Julian Hamollarit, të cilët do ishin më të vlefshëm për hetimin, në gjendje të lirë, por u detyrua të kërkojë masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj tyre, pasi policia i arrestoi me iniciativë. Por krahas rasteve të ngjashme, dy javët e fundit vihet re një “luftë e ftohtë” mes institucioneve të policisë dhe prokurorisë, edhe pse drejtuesit e tyre thonë se marrëdhëniet janë korrekte dhe institucionale.

Zyrtarët e ALUIZNI-t

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Në fillim të këtij muaji, policia njoftoi se kishte arrestuar 5 zyrtarë të ALUIZNI-t të Tiranës, si dhe kishte shpallur në kërkim dy ndërtues, të cilët kishin legalizuar në mënyrë të paligjshme disa ndërtime. Pa marrë miratimin e prokurorisë, policia kishte arrestuar me iniciativë, zyrtarët e ALUIZNI-t, edhe pse nuk kishte një akt-ekspertimi, që të tregonte se dokumentet e ndërtimeve, të futura për legalizim, ishin të falsifikuara. Ky operacion u paraqit si sukses nga ana e policisë, e cila publikoi emrat dhe funksionet e të arrestuarve, si dhe faktin se kanë qenë pronarët e truallit ata që kishin bërë kallëzimin. Sipas kallëzimit, pronarët e truallit ku ishin bërë ndërtimet, pretendojnë se ishin përjashtuar nga pjesa që u takonte, në bazë të pronës që ata kishin. Por nga verifikimi që prokuroria u bëri akteve të policisë, rezultoi se arrestimi ishte i paligjshëm, nuk ishin respektuar kriteret e parashikuara nga Kodi i Procedurës Penale, si dhe rasti për të cilën dyshohej, ishte tërësisht çështje administrative. Me vendim, organi i akuzës tha se arrestimet janë të paligjshme, duke urdhëruar lirimin e menjëhershëm të pesë zyrtarëve të ALUIZNI-t, si dhe shfuqizoi shpalljen në kërkim të dy ndërtuesve. Deri tani, për këtë rast nuk ka mbajtur përgjegjësi asnjë zyrtar i policisë.

Arrestimi i Ndërtueses

Më 17 shkurt, policia njoftoi se kishte arrestuar shtetasen Nadire Qinami, për ndërtim të paligjshëm, dhe inxhinierin e kompanisë së ndërtimit, për kundërshtim të punonjësve të policisë. Ndërtuesja, sipas procesverbalit të arrestimit, po vijonte ndërtimin e një objekti, në rrugën “Frederik Shiroka” në Tiranë, edhe pse për të kishte një vendim për pezullimin e punimeve dhe një masë administrative që e ndëshkonte me gjobë. Pas një kontrolli të kryer nga Inspektorati i Ndërtimit në Bashkinë e Tiranës, rezultoi se në objekt kishte disa punëtorë që vijonin kryerjen e punimeve, si dhe inxhinieri nuk i ka lejuar ata të futeshin brenda objektit. Për këtë arsye, është njoftuar policia, e cila ka kryer arrestimin e ndërtueses dhe inxhinierit. Por nga verifikimet e kryera, rezultoi se pezullimi i punimeve dhe masa administrative që ishin vendosur nga Inspektori i Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë e Tiranës, ishin shfuqizuar nga Gjykata Administrative dhe ishin lënë në fuqi edhe nga Gjykata e Apelit. Në këto kushte, vijimi i punimeve në objekt, sipas prokurorisë, nuk është i paligjshëm, pasi gjykata është shprehur për këtë çështje në seancën për sigurimin e padisë. Edhe ky arrestim është konsideruar i paligjshëm nga prokuroria, e cila ka urdhëruar lirimin e menjëhershëm të ndërtueses dhe inxhinierit të kompanisë.

 Arrestimi i ndërtuesit Reli

Të premten e javës së shkuar, rreth orës 23:00, efektivë të komisariatit nr. 1, kryen një kontroll në një kantier ndërtimi në zonën e Farkës në Tiranë. Objektet e kontrolluara, janë në pronësi të ndërtuesit Arben Reli, i cili disa kohë më parë kishte lidhur një kontratë me një tjetër kompani, e cila merrte përsipër kryerjen e punimeve. Për shkak të vonesave, dhe problemeve mes dy kompanive, përfaqësuesit e tyre kanë bërë një marrëveshje për prishjen e kontratës së parë. Duke qenë se kompania që kishte marrë përsipër punimet, kishte dërguar në objekt skela e materiale të tjera të nevojshme për punime, pas prishjes së marrëveshjes, ajo ka kërkuar rimarrjen e tyre. Mbrëmjen e së premtes, policia konstatoi katër punëtorë të kësaj kompanie, të cilët po zbrisnin nga objekti materialet, të cilat do i ngarkonin në një kamionçinë të bardhë që ishte parkuar pranë objektit. Pas intervistimit, ata i thanë policisë se ishin punëtorë të kompanisë që do kryente punimet dhe jo të kompanisë së Relit. Ata kishin shkuar për të marrë skelat dhe mjetet e tjera të punës. Por pavarësisht këtyre deklarimeve, policia kreu arrestimin e ndërtuesit Arben Reli, i cili sipas prokurorisë, nuk kishte asnjë lidhje me këtë episod. Për këtë arsye, ditën e djeshme prokuroria u shpreh me vendim se arrestimi i ndërtuesit Arben Reli, është i paligjshëm dhe urdhëroi lirimin e tij të menjëhershëm nga qelia. Avokati mbrojtës i Relit, ish-Prokurori i Përgjithshëm Theodhori Sollaku, tha se policia po vepron si një bandë gjobëvënëse.

Previous Post

Kur shkruante fshehurazi Elena Luli, për Zotin e komunizmin!

Next Post

Thellohet kriza: Nishani do të presë Kushtetuesen

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Thellohet kriza: Nishani do të presë Kushtetuesen

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.