“Gjatë bastisjes janë gjetur dhe konfiskuar në cilësi të provave materiale 54 kafshë ( gjedhe dhe lopë) që dyshohen se janë të kontrabanduara përmes rrugëve ilegale, kryesisht nga Serbia dhe Maqedonia, qindra matrikula, pasaporta dhe dokumente tjera që dyshohen se janë të falsifikuara e që kanë shërbyer për kontrabandimin e kafshëve. Po ashtu janë sekuestruar edhe dy armë, një revole dhe një pushkë gjuetie”, thuhet në komunikatë
Policia sqaron se të arrestuarit me veprimet e tilla të kundërligjshme, duke ju shmangur zhdoganimit, kontrabanduesit kanë dëmtuar buxhetin e shtetit dhe kanë rrezikuar ndjeshëm shëndetin e qytetarëve të Republikës së Kosovës pasi që kafshët e kontrabanduara nuk janë kontrolluar nga autoritetet kompetente shëndetsore.
“Pas realizimit të bastisjeve janë arrestuar në cilësi të personave të dyshuar: H. SH; A. B; A.A; D.R; I.H; A.P; M.H; N.H; Z. Z. dhe M H të cilët dyshohet se në mënyrë të vazhdueshme , të organizuar dhe në bashkëpunim kanë kryer disa vepra penale që kryesisht ndërlidhen me krim të organizuar, kontrabandim me mallëra, falsifikim të dokmenteve, legalizim i përmbajtjes së rreme, tregti e ndaluar, posedim i pa autorizuar i armëve dhe municionit etj”, bëhet e ditur nga komunikata.
Në mesin e të arrestuarve janë edhe një mjek veterinar dhe dy punëtor të Ambulancës Veterinare në Ferizaj
Ky operacion i bastisjeve dhe arrestimeve i titulluar ‘ Matrikula ‘ është kryer me urdhër të Prokurorisë respektivisht Gjykatës Themelore në Gjilan.






















