Filip Çakulli drejtuesi legjendar i Fiks Fare flet shumë rrallë në media. Megjithëatë, falë talentit dhe këmbënguljes të Ermal Mamaqit ai ka pranuar të jetë këtë të premte në programin “6 ditë pa Ermalin” që transmetohet në Dixhitalb. Dhe ashtu sikurse di të bëjë Çakulli thuhet se ai dhuruar një spektakël të vërtetë. Nuk ka nguruar ta quajë kryeministrin Rama “një burrë pa bythë”. Nuk ka rrefuzuar gjithashtu të bëjë batuta për marëdhënien e tij të vështirë me Berishën. Dhe qershia mbi tortë është ngritur dhe ja ka marrë një valleje në studion e Ermalit.
Por pas të gjitha këtyre Filipi është bërë edhe problematik ashtu siç di të jetë vetëm ai. Kur fjala ka rënë për të ndjerin Tanin e Topit, kulti i të cilit vazhdon të ruhet me fanatizëm në të gjitha ndërmarrjet që ai themeloi, humori i Çakullit ka shkaktuar një dramë të vërtetë. Burimet e Lapsi.al brenda Top Media tregojnë se drejtuesve të lartë të kësaj kompanie nuk i kanë pëlqyer aspak batutat plot spec të drejtuesit të Fiksit. Ai ka thënë pak a shumë, natyrisht më humor se ata nuk duheshin me Tanin e ndjerë, se nuk fisnin dhe nuk komunikonin fare. Pro më me shumë spes është gjykuat një batutë lidhur me shokët e Tanit me të cilët tani pasardhësit e tij familjarë janë në gjykatë lidhur me pronësinë e Top Channel.
Kaq ka mjaftuar që humori shpesh herë i pakuptueshëm i Filipit të shndërrohet në një polemikë të vërtetë brenda Top Medias. Debati ka qenë mes atyre që kërkonin censurimin e kësaj pjese dhe të tjerëve që insistonin që intervista duhej transmetuar e plotë.
Kush e fitoi betejën? Gjithçka do të merret vesh sonte në darkë në 2200 në emisionin “6 ditë pa Ermalin” kur intervista e xhiruar rreth dy javë më parë do të transmetohet për herë të parë. Por si me pjesë të hequra si e pacensuruar, ajo nuk duhet humbur. Edhe njëherë Ermali sëbashku me Filipin kanë dhuruar spektakël.
















