Edhe pas 13 vitesh nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Ohrit kanë ngelur ndasitë mes maqedonasve e shqiptarëve tha sot në fjalimin e tij në konferencën me rastin e 13 Vjetorit të Marrëveshjes se Ohrit, Ambasadori i SHBA-ve në Shkup, Poll Volers.
“Edhe pas këtyre vitesh, ekzistojnë këto ndasi, ndërsa ftoj partitë politike të punojnë në tejkalimin e këtyre dallimeve”, ka thënë në fjalimin e tij Volers.














