Presidentja e vendit, Atifete Jahjaga, viziton institucione në të cilat nuk ka as flamuj, e as stema të Republikës së Kosovës, raporton KTV.
E para e shtetit ka hyrë në institucione publike në Graçanicë, vende ku gjithkund valonin flamuj të shtetit serb, megjithëse Ligji për përdorimin e simboleve shtetërore obligon të gjitha institucionet të kenë flamurin e stemën e Republikës.
Nga partitë politike kjo shihet si shkelje nga ana e presidentes dhe legalizim të shkeljes së kushtetutës dhe ligjeve nga Komuna e Graçanicës.














