Kryeministri, Edi Rama ka marrë pjesë në prezantimin e projekteve për planifikimin e territorit të vlefshme për 26 Bashki në vend.
Ai u shpreh se plani për planifikimin kombëtar të territorit duhet të ecë paralelisht me planet e pjesshme të bashkive.
Planet e bashkive, tha kryeministri, janë shumë të vlefshme pasi ato kanë një rol udhëzues në funksion të politikave kombëtare lidhur me investimet strategjike.
Rama vazhdoi më tej kur u shpreh se nëse këto plane e projekte do ishin praktikuar që para 25 vitesh, sot Shqipëria do ishte shumë më ndryshe në mjaft aspekte.
Kryeministri la të kuptohet se shqiptarët nuk janë sjellë mirë me territorin.
Në këtë prezantim projektesh, e pranishme mes të tjerësh ishte edhe ministrja e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni.
Ajo tha ndër të tjera se është hartuar një projekt që do bëjë të mundur dixhitalizimin e lejeve të ndërtimit.















