Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit ku kalimtari ka gjetur një person të shtrirë dhe pa ndjenja në tokë. Ai ka lajmëruar menjëherë ambulancën dhe i plagosuri është dërguar në spital me urgjencë. Po kështu, burimet thonë se i plagosuri është A.B. 23 vjeç.
Mësohet se ai ka pasur një sherr me tre të rinj të tjerë. Dyshohet se sherri ka nisur pas një mosmarrëveshje në rrjetet sociale. Policia ka identifikuar tre autorët e plagosjes dhe i ka shpallur në kërkim. Sa i përket dinamikës së ngjarjes, dyshohet se autorët i kanë zënë pritë viktimës dhe e kanë qëlluar me armë.
NJOFTIMI I POLICISE
Më datë 09.10.2016, rreth orës 00:35, në rrugën “Bedri Karapici”, ka patur një konflikt. Si pasojë e këtij konflikti është plagosur me armë zjarri shtetasi A. B., 23 vjeç, i cili ndodhet në SQU, nën kujdesin e mjekëve.
Në vëndgjarje janë gjetur 3 gëzhoja dhe mjeti tip “Volkswagen”, në pronësi të autorit të dyshuar. Punohet për kapjen e shtetasit Sh. T., i dyshuar për kryerjen e kësaj ngjarje kriminale.






















