Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është plagosur një fëmijë nga një predhë në Prishtinë.
Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 18:45 derisa i mituri ishte duke luajtur me disa fëmijë të tjerë, transmeton Koha.net. Policia thotë se ai është plagosur nga një predhë që dyshohet të jetë e kalibrit 7.62 mm.
Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që ngjarja po hetohet nga Policia.















