Dy vëllezër shqiptarë janë plagosur rëndë gjatë një aksidenti në punë në ishullin e Kretës. Ngjarja ka ndodhur në momentin që dy shqiptarët dhe dy kolegë të tyre po kryenin punime për riparimin e një ballkoni në një godinë të vjetër.
Nga hetimet paraprake, rezulton se vjetërsia e godinës ka qenë shkaktare për rrëzimin e murit dhe plagosjen e rëndë të 4 punonjësve.
Mediet greke shkruajnë se në godinën që po punohej nuk kishte asnjë masë sigurie dhe të katërt punonjësit ranë nga një lartësi 5-6 metra.
Ndërkohë autoritetet greke, të cilët kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, kanë bërë të ditur se 3 prej të aksidentuarve, dy shqiptarë dhe një grek të moshave 20, 28 dhe 45 vjeç, janë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Përgjegjësi i brigadës së ndërtimit, një grek 45-vjeçar, ka marrë plagë të lehta. Ata shtojnë se të plagosurit ndodhen në repartin e reanimacionit të spitalit universitar të Iraklios.
Ndërkohë, autoritetet thonë se do të hapin një hetim lidhur me ngjarjen, ndërkohë që edhe Sindikata e Punëtorëve të Kretës ka kërkuar dënimin e fajtorëve./Shekulli Online/















