Intensifikohet lëvizjet, takimet dhe veprimet hetimore, në kërkim të vendndodhjes së killerave që ekzekutuan biznesmenin Artan Santo si dhe për lidhjet e tyre me porositësit e vrasjes. Dy ditë pas atentatit mafioz, shumë pista kanë rënë, shumë të tjera janë ngritur, ndërsa policia ka nisur të lirojë një nga një të dyshuarit, e ndaluar gjatë 48 orëve të fundit. Ndërkaq, policia ka zgjeruar rrethin e kërkimeve, po kontrollon mijëra numra telefoni që u përdorën në atë zonë, ka sekuestruar kamerat filmike të bankës etj. Po ashtu, grupi hetimor ka zbërthyer kompjuterin dhe telefonin e biznesmenit, ndërsa ka një pritshmëri të madhe sa i takon telefonatës që kanë bërë vrasësit pak para kryerjes së atentatit. Ndërkaq, kryeprokurori Llalla, kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Visho Ajazi Lika dhe prokurorët e çështjes, janë mbyllur prej dy ditësh në Prokurorinë e Përgjithshme, duke shkëmbyer informacion, klasifikuar informacion, duke konsideruar indicie të reja dhe koordinuar lëvizjet, për të rënë në gjurmët e dy killerave. Kryeprokurori dhe kreu i spiunazhit shqiptar, kanë zhvilluar disa takime, ndërsa mësohet se kanë shkëmbyer informacion shumë të rëndësishëm në lidhje me lëvizjet e autorëve para dhe pas vrasjes. Në të njëjtën kohë, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Artan Didi, ka udhëtuar me urgjencë drejt Kosovës, në kuadër të shtrirjes së hetimeve edhe në Prishtinë, ku dyshohet edhe si një nga bazat e mundshme të vrasësve të Santos. Kreu i Policisë së Shtetit mësohet se do të marrë informacion nga autoritetet kosovare, lidhur me një nga pistat që ka ngritur policia, sipas të cilës vrasësit mund të jenë nga Kosova. Kjo pistë lidhet me një investim të Santos në Prishtinë. Santo po investonte për ndërtimin e një qendre tregtare “Prishtina Center”, ndaj dyshohet se ky investim ka ngjallur xhelozinë e biznesmenëve vendas, të cilët mund të kenë paguar eliminimin e tij. Angazhohen agjentët e SHISH Burime nga prokuroria konfirmuan se Llalla i ka kërkuar Ajazit bashkëpunimin e strukturës së shërbimit informativ dhe angazhimin e kapaciteteve të tij për zbardhjen e ngjarjes së rëndë. SHISH është një nga institucionet ligjzbatuese në vend që mund të kryejë përgjimet telefonike me urdhër të Prokurorit të Përgjithshëm, gjë që sipas burimeve nga organi i akuzës, i është kërkuar ndihmë në lidhje me hetimin. Burimet theksojnë se gjithashtu është kërkuar mbledhja e informacioneve nga SHISH përsa i takon zonës për të cilën policia dhe organi i akuzës ka dyshime se mund të jenë strehuar ose qëndrojnë autorët e vrasjes. Llalla takon prokurorët Kryeprokurori Llalla ka zhvilluar dje një takim me prokurorët e çështjes “Santo”. Në takimin që u zhvillua për rreth 1 orë në ambientet e Prokurorisë së Tiranës, ishin të pranishëm 4 prokurorët që po hetojnë çështjen Petrit Fusha, Arben Nela, Adriatik Cami dhe Dritan Nushi. Mësohet se këta të fundit kanë informuar Llallën mbi pistat e hetimit për ngjarjen e rëndë. Deri më tani nuk dihet se çfarë mund të jetë biseduar, pasi bëhet fjalë për një takim me dyer të mbyllura, por edhe pas përfundimit të tij, Llalla nuk ka dashur të komentojë. Nga takimi mësohet se është diskutuar në lidhje me fakte dhe prova të reja që pritet të hedhin dritë mbi vrasjen. Grupit të hetimit i është shtuar dhe një prokurorë nga task- forca e krimit ekonomik i cili do të hetojë mbi veprimtarinë bankare. Prokurorët thanë se hetimet janë shtrirë edhe jashtë Shqipërisë, ndërsa prokurorët kanë prova të arsyeshme që autorët e dyshuar ndodhen ende brenda vendit. Dinamika e ngjarjes sipas hetuesve i ka çuar ata drejt konkluzionit se në këtë vrasje kemi të bëjmë me dy profesionistë dhe motori është përdorur prej tyre vetëm ditën e atentatit. Lëvizjet e fundit Për zbulimin e vrasësve dhe porositësve të ekzekutimit të të ndjerit Artan Santo, u është ofruar asistencë hetimore edhe nga partnerët ndërkombëtare, jo vetëm për ekspertë, por edhe për pajisje të specializuara. Pas sekuestrimit të pamjeve filmike nga dhjetëra kamera të sigurisë jo vetëm të institucioneve, por edhe të bizneseve private, policia ende vijon me kontrollet, shoqërimet dhe gjetjen e dëshmitarëve, ndërkohë për çdo informacion të vlefshëm që do të hidhte dritë mbi ngjarjen, në dispozicion të qytetarëve janë numrat 0694100003 dhe numri pa pagesë 129. Mes veprimeve të shumta që po kryhen, Prokurori i Përgjithshëm në orën nëntë të së shtunës thirri në takim katër prokurorët që po merren me hetimet për vrasjen e bankierit Santo
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...














