Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike lidhur me hartën e re të ndarjes administrativo-terriotriale. Partia Demokratike kishte kërkuar pezullimin e ligjit për hartën e re territoriale. Në argumentin e saj për këtë kërkesë PD nënvizon se ligji për ndarjen administrative është një tentativë e papranueshme që shkel Kushtetutën dhe konsensusin politik. Oerd Bylykbashi u shpreh para trupës gjykuese se kërkohet shfuqizimi i ligjit për reformën territoriale, pasi ndarja u bë nga shumica për të fituar pushtet dhe se me këtë hartë nuk mund të ketë zgjedhje të lira. Në vijim Gjykata Kushtetuese ka marrë në shqyrtim kërkesën për ta shpallur ligjin antikushtetues
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...
















