Të nderuar lexues, kjo është një pasqyrë e faqeve të para të disa prej gazetave kryesore, për ditën e Martë, 9 Dhjetor 2014. Gazeta “Panorama” hapet me shkrimin kryesor; “Udhëzimi i ri, ndryshon formulari i kredive për shtëpi”. Tituj të tjerë janë; “Majko e quan lapsus dekorimin e Vito Kapos: S’ndërton fenomen se diçka po kthehet pas”. “PD në Qytet Studenti: Është Meka dhe Jeruzalemi i demokracisë”. “Veliaj: Edi Rama një artist që organizoi 8 dhjetorin e ‘90”. “Gazeta Shqiptare” çelet me shkrimin kryesor, “Vdekje nga mjerimi, i afërmi i viktimës: Dy javë pa drita”. Tituj të tjerë janë; “Gjykata: Thyeu arrestin e shtëpisë, Prençi lihet sërish në arrest shtëpie”. “I ati i Arbër Demiraj, letër Saimir Tahirit dhe Llallës”. Gazeta “Mapo” ka si argument kryesor, “Korrupsioni, zbulohet gjimnazi ku u shitën 130 diploma me nga 1 mijë euro”. Tituj të tjerë janë; “Pensionet, sa rritet në 2015 tarifa për të blerë vitet e punës”. “Guvernatori i ri, Majko paralajmëron rrëzimin e Sejkos, Meta: Jam për zgjidhje të shpejtë dhe pa paragjykime”. “Rama, negociata në Bruksel për bojkotin e opozitës”. Gazeta “Shqip” ka si argument kryesor, “Dhjetoristët “ndahen” nga PD, Basha dhe Berisha në Qytet Studenti vetëm me Kryesinë e re”. Tituj të tjerë janë; “Guveratori i ri, Majko paralajmëron rrëzimin”. “Testi i MAS nuk garanton punësimin e mësuesve të rinj, Ministrja Nikolla: Vendimi final iu takon shkollave sipas ligjit”.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...















