• Latest
  • Trending
  • All

Përse liria e shtypit është “biznes” i mirë

25/03/2016

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Tuesday, 18 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme

Përse liria e shtypit është “biznes” i mirë

25/03/2016
in Lajme

Nga Lucy P. Marcus, The Time

Pavarësia e shtypit dhe cilësia e mirë e tij janë parakushte për ekonomi të zhvilluar dhe demokraci të qëndrueshme, shkruan Lucy Marcus. Sot media po përballet me vështirësi të mëdha, të cilat po bëjnë të mundur avancimin e autoritarizmave dhe korrupsionit.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Liria dhe pavarësia e shtypit, një element kryesor i demokracisë në mbarë botën, po pëson rënie me një ritëm alarmues, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit 2015. Por transparenca dhe vigjilenca që ofron një shtyp i lirë dhe i pavarur janë kritike jo vetëm për demokracinë; ato shërbejnë gjithashtu si armë të fuqishme kundër forcave, nga korrupsioni te praktikat e këqija të biznesit, të cilat dëmtojnë begatinë ekonomike. Më thjesht, pa gazetari të cilësisë së lartë, bëhet jo e mundur të kesh ekonomi më të mirë, më të fortë dhe më të begatë. Çdo ditë që kalon sjell shembuj kërcënimesh, dhe në disa raste sulmesh, me të cilat përballet gjithnjë e më shumë shtypi, qoftë nga udhëheqës autoritarë, qoftë si rezultat i modeleve të paqëndrueshme të biznesit. Sido që të jetë, në një kohë kur kemi nevojë më shumë se kurrë, për gazetari investiguese serioze dhe analizë inteligjente të tendencave ekonomike si dhe veprimtarive të biznesit, aftësia për t’i ofruar këto po reduktohet me shpejtësi. Një problem është se, me reklamat në print në rënie të pandalshme, kompanitë mediatike e kanë gjithmonë e më të vështirë të financojnë gazetarinë investiguese, e cila kërkon kërkime afatgjata dhe të thella. Megjithatë, duke identifikuar dhe nxjerrë në pah problemet që mund të kenë ndikim të madh në agjendat politike dhe jetën publike për vitet që do të vijnë, impakti i një gazetarie të tillë mund të jetë shumë i madh. Mendoni investigimin që bëri Reuters në vitin 2012 – i cili kërkoi muaj të tërë kërkimesh të hollësishme – mbi skemën e shmangies së taksave nga ana e Starbucks’. Gazetari Tom Bergin analizoi vite të tëra dokumentacione komplekse për të zbuluar, ekspozuar dhe shpjeguar se si kompania po anashkalonte taksimin e vendeve ku vepronte. Investigimi i tij shkaktoi një ortek, i cili vazhdon të jehojë përreth botës, edhe sot e kësaj dite, teksa shumë kompani shumëkombëshe po shihen “me lupë”. Dhe një kërkim i tillë gazetaresk kushton. Por një model financimi që siguron ofrimin e kësaj të mire publike nuk të hyn në punë, përballë represionit politik, i cili po rritet kudo në modë. Për shembull, në fillim të marsit, qeveria e presidentit turk, Rexhep Taip Erdogan, mbylli gazetën me tirazh më të lartë në vend, Zaman, dhe forcat e sigurisë hodhën gaz lotsjellës e qëlluan me plumba gome protestuesit jashtë zyrave të gazetës. Udhëheqës europianë, përfshirë kancelaren gjermane, Anxhela Merkel, kryeministrin italian, Mateo Renci, dhe presidentin francez, Fransua Holond, të gjithë e bënë çështjen Zaman pjesë të diskutimeve të tyre me kryeministrin turk, Ahmet Davutoglu, kur u takuan së fundmi për të diskutuar mbi krizën e refugjatëve. Udhëheqësit botërorë duhet të vazhdojnë të flasin me zë të lartë – dhe të jenë të palëkundur në mbështetjen e tyre për lirinë e shtypit në vendet e tyre. Në fund të fundit, sinjali që dërgon një qëndrim i tillë zyrtar është e një vendi që bën hapa prapa – një pengim i inovacionit dhe rritjes. Kina, e cila është sot ekonomia e dytë më e madhe në botë dhe një burim tejet i rëndësishëm i prodhimeve botërore dhe investimeve, të duket sikur përgënjeshtron çdo lidhje mes lirisë së shtypit dhe suksesit ekonomik. E megjithatë, një mësim themelor në rritjen e luhatshmërisë financiare që nisi verën e kaluar, është se informacioni i kontrolluar nga shteti, shpesh herë është informacion i keq. Duket se investitorët kanë filluar të vlerësojnë riskun e të bërit biznes, në një mjedis ekonomik dhe biznesi, të cilin ata nuk munden ta kuptojnë plotësisht. Organizatat mediatike kineze janë nën mbikëqyrje konstante nga autoritetet, dhe botuesit kanë protestuar, e ndonjëherë janë përpjekur edhe të sfidojnë censurën. Kohët e fundit, botimit në gjuhën kineze të South China Morning Postiu mbyllën llogaritë në mediat sociale. Shumë faqe të huaja lajmesh në internet, nga BBC teReuters, iu bllokohen shpesh herë lexuesve kinezë. Në vitin 2012, faqja e internetit e New York Times u bllokua në Kinë, pasi gazeta botoi një artikull se familja e kryeministrit të atëhershëm kinez, Uen Jiabao, kontrollonte asete me vlerë 2.7 miliardë dollarë. Po kështu, organizatat e huaja mediatike shpesh herë nuk munden të investigojnë kompani kineze dhe veprimtarinë ekonomike, në mënyrë të lirë dhe të saktë. Ursula Gauthier, korrespondente nga Pekini për L’Obs (Ish-Le Nouvel Observateur), u detyrua të largohet nga Kina në vitin 2015, pasi autoritetet refuzuan t’i rinovojnë vizën. Ajo nuk është aspak e vetmja gazetare perëndimore që “neutralizohet” në këtë mënyrë. Pastaj ka vende që nuk marrin aq vëmendje sa duhet. Renditja e Andorrës, një parajsë fiskale në Indeksin e Lirisë së Shtypit, pësoi rënie të fortë në 2015, sepse gazetarët nuk e kanë të lehtë të sigurojnë qasje në informacion për bankat që veprojnë atje. Vendit i mungon “mbrojtja ligjore për lirinë e informimit, si për shembull konfidencialiteti i burimeve të gazetarëve”. Dhe sasia e paktë e mbulimit që marrin bankat në Andorra ka qenë shqetësuese. Lista e vendeve ku liria e shtypit është e kufizuar vazhdon, nga Afrika dhe Lindja e Mesme në Rusi, si dhe shumicën e ish-republikave sovjetike. Edhe SHBA po sheh shenja alarmuese, teksa kandidati kryesor i republikanëve për president, Donald Trump, i ka sulmuar ashpër gazetarët gjatë mitingjeve të tij elektorale. Më alarmuese është që Trumpi ka thënë se, kur të zgjidhet president, ai do të ndryshojë ligjet e vendit për shpifjen në mënyrë të tillë që do të vinte në rrezik parimet e lirisë së shprehjes, të skalitur në Amendamentin e Parë të Kushtetutës së SHBA. Një shtyp aktiv, i angazhuar dhe i pavarur ofron një të mirë publike themelore: transparencën, e cila bën të mundur llogaridhënien politike dhe ekonomike. Në një botë gjithnjë e më komplekse e të specializuar, sigurimi i një shtypi të tillë duhet të mbështetet, mbrohet dhe inkurajohet. Po, organizatat mediatike duhet të gjejnë mënyra për të financuar gazetarinë që vlen, investigimet dhe analizat. Fatkeqësisht, shumë vende do të ishin të lumtur që ato kanë probleme të tilla.

Previous Post

Çfarë tregoi Nina Mula në intervistën e pabotuar të vitit 2000

Next Post

Rrëfimi i shqiptarëve nga Kosova, që i shpëtuan terrorit në Aeroportin e Brukselit: Sot jemi belgë, me Nënën Belgjikë (Video)

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Rrëfimi i shqiptarëve nga Kosova, që i shpëtuan terrorit në Aeroportin e Brukselit: Sot jemi belgë, me Nënën Belgjikë (Video)

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.