• Latest
  • Trending
  • All

Çfarë tregoi Nina Mula në intervistën e pabotuar të vitit 2000

25/03/2016

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Tuesday, 18 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Kulture

Çfarë tregoi Nina Mula në intervistën e pabotuar të vitit 2000

25/03/2016
in Kulture

Lajme teNjejta

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“200 mln rëndojnë OSHE”/ Ekspertët: Duhej të ishte krijuar bursa e energjisë elektrike

10/10/2021

Sali Kadria dhe Nacionalizmi shqiptar në vitet 1912-1924

28/09/2021
Intervistuar në Tiranë, 2000, botohet me rastin e koncertit të sopranos Inva Mula, në New York

Nga Julika Prifti

-Le ta fillojmë intervistën tonë me kujtimet tuaja të familjes. A mund të na tregoni diçka për familjen e vendin ku keni lindur?
-Unë kam lindur në Urali i Zhevsk, afër Çajkovski, më 23 nëntor 1931. Familja jonë u shtua shpejt. Fëmijët e shumtë e bënin banesën të dukej si koshere bletësh. Për fat të keq dy vëllezërit më të vegjel vdiqën gjatë luftës. Fatkeqësia pllakosi sërisht shtëpinë tonë me mbarimin e luftës. Këtë herë humbëm prindërit. Motrat ishin martuar. Në shtëpi mbeta unë dhe dy vëllezërit me moshë tre e pesë vjet. Rrethanat më detyruan të bëhesha zonjë shtëpie pa e mbushur moshën.

-Si u lindi dëshira për t’u marrë me art apo më sakt për t’u bërë soprano?
-Më duket se muzika ishte lidhur fort me familjen tonë. Tek gjyshi çdo anëtar dinte t’i binte një apo dy intrumenteve muzikore, ndërsa daja u binte të gjithave. Nëse dikush mund të mendohet se rastësisht nuk dinte të luante ndonje vegël muzikore, ishte e pamundur të mos dinte të këndonte. Më kujohet se këndonim romanca ruse e këngë të tjera popullore. Shpesh më del përpara syve nëna që këndonte duke mbajtur pranë vëllanë e vogël. Vizitat tek gjyshi vazhdova t’i bëja me kënaqësi edhe pas humbjes së prindërve.

-Kur e filluat karrierën si soliste apo këngëtare?
-Siç thashë më lart ne na pëlqente të këndonim, por unë pata rastin të prezantohesha si “soliste” që në klasën e parë. Në një program të shkollës më vunë të këndoja solo. Unë s’pata frikë apo shumë emocione, jo vetëm se isha fëmijë, por edhe sepse të këndoja ishte gjëja më normale për mua.

 

-Atëhere ju vendosët për profesionin tuaj që në moshë të njomë?
-Oh, jo. Interpretimi im u prit mirë, por mua s’ më shkonte më mend të zgjidhja atë profesion. Këndoja për kënaqësinë time. Kënga ishte shoqja ime më e mirë. Kur pastroja shtëpinë më duhej të këndoja të gjitha pjesët e repertorit tim, sepse ishin shumë punë për t’u kryer e duheshin orë të tëra për t’u mbaruar. Kur ishte kohë e ngrohtë dhe dritaret ishin hapur vëreja nëse fqinjët më dëgjonin apo jo. Dëshira për të patur spektatorë ishte e madhe. Gjendja jonë ekonomike ishte e vështirë, sepse na duhej të jetonim vetëm me pensionin e babait. Unë vendosa të vazhdoja shkollën në Moskë.

-Moska ishte krejt ndryshe nga provinca juaj. Si e ndjetë veten në kryeqytetin e atdheut tuaj?
-Po është e vërtetë se jeta në Moskë nuk i shëmbëllente fare jetës sime së mëparshme. Njërëzit visheshin ndryshe, kriheshin ndryshe, silleshin ndryshe… Më dukej vetja sikur po jetoja në një botë tjetër. Bursa ime ishte shumë e vogël e unë s’kisha askënd tjetër që të mund të më dërgonte të holla, apo rroba për jetën e re. Profesorët e mi më ndihmonin duke më ofruar të kopjoja notat e partiturave të ndryshme. Kështu nxirrja diçka. Kaloja para vitrinave të dyqaneve të modës e vëreja me kujdes modelet e ekspozuara. Blija copa të përafërta me to e me një gërshërë, pe e gjilpërë, ngrija në këmbë diçka të re e të bukur për veten time. Disa student me të cilat takoheshim shpesh nëpër korridore, më pyesnin me kureshti se sa të holla më dërgonin të afërmit që mund të ndërrohesha kaq shpesh e të vishja rroba kaq të bukura? Unë buzëqeshja, po gjithnjë e lija pyetjen e tyre pa përgjigje.

-Me të ardhurat tuaja modeste kishit mundësi të ndiqnit jetën artistike të Moskës apo të konservatorit?
-Për fat, studentët e konservatorit kishin të drejtë të shkonin në shfaqje të ndryshme falas ose duke paguar një shumë fare të vogël. Në këtë mënyrë unë ndiqja me përkushtim çdo aktivitet duke studiuar e duke parë gjithçka të mirë dhe kultura ime e përgjithshme shtohej e zgjerohej nga dita në ditë.

-A mund të na tregoni si u njohët me Avni Mulën, i cili do të bëhej partneri juaj në skenë e në jetë?
-Në vitin 1952, në konservatorin tonë erdhën një grup studentësh shqiptarë. Mes tyre ishte dhe Avni Mula. Në një koncert të madh, i cili edhe u filmua në disa dokumentarë, Avniu këndoi këngën e Simon Gjonit “Luleborë,” e cila u pëlqye shumë nga të gjithë. Djali i pashëm, elegant, i talentuar nga Shqipëria u bë i njohur në të gjitha rrethet brenda një periudhe të shkurtër. Jo vetëm Avniu , por edhe Shqipëria u bë e njohur prej tij, sepse ajo ishte vendlindja e tij. Një ditë pata rastin ta takoja edhe unë djalin që e mbanin në gojë pedagogë e studentë. Pata rastin të interpretoja me Avninë në dy pjesë, në “Palacio” të Leon Cavalos dhe në “Eugjen Onjegin” të Çajkovskit. Ne këndonim rusisht. Unë fillova ta ndihmoj në transhqiptimin e rusishtes. Miqësia jonë filloi e nuk vonoi të shndërrohej në dashuri. Vendosëm të martoheshim gjatë një rrëshqitjeje me slita. S’ishte një dasmë e kushtueshme, por ishte shumë romantike dhe e bukur. Edhe sot e kujtoj deri në detajet më të vogla atë natë të paharrueshme të jetës sonë.
-Ju hytë përsëri në një ambient të ri e krejt të panjohur. Si e përjetuat këtë ndryshim? Si u pritët nga miqtë e shokët e Avniut?
-Si çifti Mula shkuam në një udhëtim në Republikat Balltike. Aty u njoha me gjithë grupin e studentëve shqiptarë. Njoha Gjon (Xhon) Athanasin, Ibrahim Tukiçin, Zoica Haxhon, Milushe Bebeziqin, Ganimete Vendreshën, Agron Aliajn, Petrit Vorpsin. Shumë shpejt e gjeta veten pjesë përbërëse të këtij grupi. Ata më deshën po aq sa ç’i desha dhe unë. Kënga e parë që mësova pa ditur asnjë fjalë shqip qe “Dashnor t’u bana.”

-Zgjedhje me vend, pa dyshim. Ju dhe Avniu kishit si gjuhë të nënës dy gjuhë krejt të ndryshme nga njëra tjetra. A solli ky diferencim pengesa në fillimin e jetës bashkëshortore?
-Me Avniun s’patëm asnjëherë probleme gjuhe. Gjuha muzikore ishte gjuha më e rëndësishme për ne e për fat të mirë atë e zotëronim të dy në të njëjtën shkallë. Në Festivalin e fundit të Rinisë në Moskë, Avniu fitoi çmimin e dytë. Mua nuk më kujtohet përse nuk konkurrova, por ai konkurs ishte suksesi i parë muzikor për familjen tonë të re.

-Kur erdhët në Shqipëri për herë të parë? Si iu duk vendlindja e bashkëshortit?
-Ne u nisëm për në Shqipëri me vapor më 15 shtator 1957. Në të njëjtin vapor udhëtonte edhe Ansambli i Këngëve dhe Valleve. Pra ishim në një shoqëri të njohur e të mrekullueshme. Porti i Durrësit ishte i vogël dhe tepër i varfër, por unë s’pata kohë të hidhërohesha nga ky zbulim. Disa nga shokët tanë dolën me shpejtësi, para se të zbrisnim unë dhe Avniu dhe filluan të këndonin këngë dasme. Ia nisën me “E bukur na ka dal’ nusja.” Unë nuk i kuptoja fjalët, por ndjeja bukurinë e muzikës e ngrohtësinë e zërave të tyre. Ata më dhuruan edhe një tufë me lule. Në port kishte dalë për të na pritur edhe motra e madhe e Avniut. Ajo na mori në shtëpinë e saj, në Tiranë, se ne s’kishim vendbanim. Në mëngjes u nisëm për në Shkodër. Shtëpia e Mulave ndodhej në lagjen Zdrale. Ende s’e di pse quhej pisllëk. Atje çdo gjë ishte shumë e pastër. Në portën e shtëpisë na priste nëna e Avniut, një grua zonjë, të cilën e desha shumë. Me të s’patëm asnjëherë kontradikta, megjithëse u përkisnim kulturave e brezave të ndryshëm. Ajo më trajtoi gjithnjë mjaft mirë, edhe pse isha e huaj.

-Kur u kthyet në Tiranë?
-Në kryeqytet u kthyem shpejt, sepse filloi sezoni. Zumë vend në Hotel “Vjosa.” Jeta në hotel ishte e vështirë e me shumë mungesa, por ne u zhytëm në punë e s’kishim kohë të shihnim vështirësitë e banimit. Punonim me të gjitha energjitë tona për veprën “Jolanda” të Çajkovskit. Jolanda ishte përkthyer e unë duhet ta interpretoja në gjuhën shqipe. Tani ishte radha e Avniut për të më ndihmuar në shqiptim. Punoja shumë, por prapë ndihesha e shqetësuar. Një shoqja ime ruse, balerina e njohur dhe e famshme Biroska, më dërgoi një dhuratë të vogël. Ishte një elefant metalik. Ja, ky që sheh edhe sot në apartamentin tonë. Biroska kishte gdhendur aty dhe datën e premierës, 18-1-1958. Në traditën tonë elefanti është fatsjellës.

-A u vërtetua supersticioni në rastin tuaj?
-Oh, plotësisht!. Shfaqja qe sukses i plotë. E për mua suksesi ishte i dyfishtë; muzikor e gjuhësor. Interpretova një opera të njohur të vendit tim, por në një gjuhë që ende s’e njihja e s’e flisja lirshëm.

-A e mësuat shpejt shqipen? Ç ‘vështirësi hasët në përvetësimin e saj?
-Shqipen e mësova relativisht shpejt. E mësova më shumë përmes interpretimit të operave të ndryshme. S’di për çfarë arsye, por në Shqipëri edhe “Berberi i Seviljes,” “La Boheme,” “Peshkatarët e Perlave,” “Rigoleto” etj s’lejoheshin të interpretoheshin në gjuhët origjinale.

-Ndoshta më mirë për ju. U shtrënguat që në fillim të interpretonit shqip.
-Po , është e vërtetë.

-Në vitet ’50 në Shqipëri kishte mjaft rusë që punonin e banonin në vendin tonë. Gjuha ruse dëgjohej në rrugë, në restorante, radio, etj. Rusisht flisnin edhe shumë të huaj të ardhur nga vende të tjera komuniste. Kishe mundësi të shpreheshe në gjuhën amëtare kudo ku shkoje, apo jo?
-Kisha raste të shumta të flisja rusisht, por unë jetoja tani në Shqipëri e doja të flisja gjuhën e vendit. E quaj veten me fat që interpretova që në fillim në gjuhën shqipe veprat e kompozitorëve të njohur e të dashur për mua. Qe një përgatitje e duhur për të interpretuar edhe në operetën shqiptare “Lulja e Kujtimit” të kompozitorit Kristo Kono. Gjithsesi me Avniun vendosëm të flisnim shqip edhe kur ishim vetëm, në mënyrë që ta mësoja shpejt. Kështu unë flisja shqip në skenë dhe në shtëpi. Unë e mësova edhe shkodranishten për bukuri. Edhe sot e kësaj dite kur dal në pazar shitëset më ftojnë: “Eja shkodrane, bliji zarzavatet tek unë!”

mula-avni-nina1-Pse zgjodhët dialektin e Shkodrës? Apo sepse burri dhe familja e tij vinin prej atij qyteti? Unë ndoshta do të zgjidhja “tironçen” dialektin e qytetit ku jetoja e punoja.
-Të mësosh gjuhë të huaja më duket se duhet talent. Të shqiptosh mirë, duhet të kesh vesh. Mua më pëlqente shkodranishtja me zanoret më të mbyllura, shumë afër belkantos, prandaj më duket se zgjodha këtë dialekt për të folur. Më duket se edhe shënimet që u lija fëmijëve për të kryer detyra të ndryshme, ua lija në gjuhën shqipe, si p.sh. “zbuloni kosin,” “futini ushqimet në frigorifer,” etj. Kur kthehesha i gjeja të korrigjuara fjalët e shkruara me gabime drejtshkrimore. Ishte një shkollë e mirë për mua. Mësova edhe ta shkruaja shqipen pa gabime.

-Pak vite pas ardhjes suaj në Shqipëri marrëdhëniet e ngushta të Shqipërisë me Bashkimin Sovjetik u acaruan e më vonë u ndërprenë plotësisht. Si e përjetuat ju prishjen e miqësisë me vendin tuaj të lindjes?
-Në vitet ‘60, kur po prisheshin marrëdhëniet me Bashkimin Sovjetik, unë ndodhesha në atdheun tim, në qytetin e lindjes, ku po përgatitej një koncert i madh. Më vjen një letër nga Avniu, në të cilën më shkruante të kthehesha sa më shpejt. Nuk kuptoja dot arsyen e këtij nxitimi. Bisedova me vëllain e vogël dhe ai më shpjegoi situatën. Më këshilloi të mendohesha mirë e më tha se nëse dëshiroja mund të qëndroja aty e të mos kthehesha më në Shqipëri. Ishte një ngjarje tronditëse. Unë e lashë koncertin e u ktheva me vaporin e parë që udhëtonte nga Odesa për në Shqipëri. Atje ishte Avniu, aty ishte familja ime, atdheu i fëmijëve të mi e tashmë edhe atdheu im.

-A jeni penduar ndonjëherë për zgjedhjen tuaj?
-Jo!. Edhe sikur ta rijetoja jetën time përsëri, atë zgjedhje do bëja sërishmi pa më të voglin hezitim. Më rëndoi ndarja me vëllezërit e motrën, po unë s’mund të jetoja pa fëmijët e Avniun. Kur u ktheva në Shqipëri fillova të punoj për sezonin e ri. Më dërguan bashkë me disa artistë të tjerë në Republikën Çekosllovake. Interpretuam pjesë operistike në Pragë, Bërno, Luhashevicë, etj. Ky ishte turneu ynë i parë operistik. Lavdërime, vlerësime nga kritikë e artdashës të shumtë. Disa madje shprehnin një lloj habie. “S’e dinim se opera e Tiranës ishte kaq e mirë,” ishte një refren që dëgjohej ngado. Disa herë kënduam edhe shqip dhe suksesi qe i njëjtë.

-U kujtohet vënia në skenë e operës “Lulja e Kujtimit”?
-Pa tjetër. Provat i filluam menjëherë pas kthimit nga Çekosllovakia. Unë isha e emocionuar të interpretoja në një opera të kompozuar nga një shqiptar. Dhamë shfaqje në Tiranë e pastaj edhe në Korçë, në vendlindjen e autorit. Më mbahet mend mjaft mirë se pas kthimit nga Korça marrëdhëniet me Bashkimin Sovjetik u prishën përfundimisht. Në fillim mendova se kjo shkëputje do të ishte e përkohshme. U dëshpërova dhe u bëra pesimiste. S’kishte asnjë mundësi për të vizituar vendin e lindjes e për të parë e takuar vëllezërit e motrat e mia, nipërit e mbesat e shumta. Edhe letrat ishin tepër të rralla, por gjithsesi ishte një gëzim i madh sa herë arrinin në shtëpinë tonë. Unë isha shumë e lidhur me familjen, me operën, me kolektivin. Unë s’mund të shkoja ndërmend të shkatërroja familjen. Vuaja vetë shpirtërisht, por pa u ankuar tek askush.

-Pas koncertit në Çekosllovaki a patët raste të tjera të jepnit koncerte jashtë vendit?
-Pas prishjes së marrëdhënieve me Bashkimin Sovjetik mua s’më nxorën më jashtë shtetit për koncerte.

-Kështu sukseset tuaja u kufizuan vetëm brenda vendit.
-Jo vetëm u ndërprenë vajtjet jashtë shtetit, por më 1966 u hoqën nga repertori i operas të gjitha veprat e huaja. Interpretimet e mia u kufizuan shumë. Ky ishte dëshpërimi im i dytë. Më vonë na detyruan të shkonim të jepnim koncerte në qytete e fshatra. Opera, ushqimi ynë kryesor, mori fund. Të gjitha veprat u hoqën. Tani duhet të interpretonim këngë e pjesë që shoqëroheshin me fizarmonikë, jo me orkestër. Avniu hoqi dorë nga opera dhe iu kushtua kompozimit gjithnjë e më seriozisht.

-Si e keni ndjerë veten gjatë këtyre pesë dekadave të qëndrimit në Shqipëri.
-Mirë, shumë mirë. Shqiptarët i respektojnë të huajt. E kam ndjerë gjithnjë në qenien time respektin e përkujdesjen e tyre. Kudo më jepnin pa radhë, më zgjidhnin perimet apo frutat më të mira. Kur jetonim me tallona, më jepnin diçka më shumë dhe më pyesnin cilën pjesë të mishit të therur preferoja.

-Ju ishit soprano e pas disa vitesh u bëtë edhe mëmë. Si mundët t’i pajtonit dy detyrat e rëndësishme të jetës suaj?
-Kur linda vajzën e parë, Adelinën, kërkova një dado, por ishte e pamundur të gjendej dikush që të punonte në orët e vona të pasdites e deri natën vonë, kur mbaronin shfaqjet tona. Kështu fëmijët tanë, Adelina në fillim e Inva më pas, u rritën skenave të operas dhe të teatrove , ku ne shkonim për turne të ndryshme.

-Çfarë kujtoni më me dhimbje nga periudha hoxhiste?
-Një merak më ka mbetur nga ajo kohë, dalja në pension në moshën 45 vjeçare, tamam atëherë kur isha në kulmin e arritjeve të mia. Po socializmi kështu e kishte. Mbushje moshën, dilje në pension…

-Pensioniste në një moshë aq të re? Si e organizonit jetën pas daljes në pension?
-Më duket se u bëra një amvisë më e mirë se më parë. Gjithashtu fillova të punoja si pedagoge e jashtme në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë. Artistët më të mirë të Shqipërisë kanë qenë pedagogë të jashtëm e s’janë trajtuar ashtu si duhet. Gaqo Çakoja, Avniu, unë e shumë interpretues të operas, s’kanë grada e tituj shkencorë, ndërsa të tjerë, që s’kanë interpretuar në asnjë vepër operistike, sot mbajnë tituj të lartë e grada të ndryshme shkencorë. Më duket se ky fakt flet hapur për këtë të vërtetë të hidhur.

-Në vitet ’90 Shqipëria ndryshoi. Shumë qytetarë u lejuan të vizitonin të afërmit e tyre në shtete të ndryshme të botës. A e vizituat ju vendlindjen tuaj pas tre dekadash?
-Edhe unë u përgatita ta vizitoja Rusinë. Para se të nisesha në qytetin tim të lindjes, erdhi të më takojë një ish studente e Institutit. “Zysh Nina, më tha, unë kam mbaruar për pikturë në kohën e diktaturës. Mamaja ime ishte ruse. Babai u nda me të e ajo u kthye në Bashkimin Sovjetik. Babai u martua me një grua tjetër dhe unë s’kam guxim ta pyes për të gjetur nënën time. Nëna quhet Ludmilla Ivanovna. Të lutem më ndihmo ta gjej. Unë as qe e di qytetin në të cilin jeton tani.” Tragjeditë e krijuara nga ndarjet politike qenë të shumta e fëmijët ishin ata që vuajtën më shumë. Mendova sërish se vendimi im për të mos u larguar nga Shqipëria kishte qenë i drejtë për fëmijët e mi, burrin, për veten time e për gjithçka. Fëmijët tonë nuk vuajtën shpirtërisht siç do të kishin vuajtur po të ishim ndarë. Ata u rritën me kujdesin e të dy prindërve.

-A mundët ta gjenit nënën e studentes në një vend aq të madh sa Rusia, duke ditur vetëm emrin e mbiemrin?
-Ajo ishte me fat, sepse unë e gjeta adresën e nënës së saj.

-Sikur të kishit mundësi të ktheheshit mbrapsht e ta jetonit jetën përsëri, a do të zgjidhnit të njëjtin profesion?
-Jam e sigurt se do të bëja të njëjtën zgjedhje. Jeta e artistit në vendet socialiste qe e vështirë, por e dashur për mua. Unë them lum ne që jemi marrë me muzikë, sepse ajo të largon nga hallet dhe vështirësitë e shumta të jetës. Ne, artistët e operës, jetojmë jo vetëm jetën tonë, por edhe atë personazheve që interpretojmë. Kjo e mbush jetën me shumë kënaqësira. Puna e artistit është e çuditshme. Kur mbyllet perdja, ke një lloj trishtimi, sepse mbaron jeta e një personazhi. Pas gjithë duartrokitjeve, luleve, brohoritjeve, del nga shfaqja dhe je në një realitet tjetër. Rrallë herë ndodh në profesionet e tjera të përjetosh kaq shumë emocione brenda dy tri orëve.

-Çdo njeri ka ëndrra e dëshira për vete e për familjen. Si ka shkuar përmbushja e dëshirave për ju?
-Shumë nga dëshirat e mia i kam parë të realizuara. Disa u bënë realitet prej meje dhe Avniut, e disa u realizuan përmes vajzave, të cilat gjithashtu janë të lidhura me muzikën. Kur doli Inva në skenë dhe interpretoi përpara Domingos, pata emocione të forta. Mendoja se ndofta do të kishte edhe ndonjë paragjykim. Interpretimi i saj ishte i admirueshëm, por ajo vinte nga një vend fare i padëgjuar. Shpallja e Invës fituese ishte një gëzim që s’do ta harrojmë kurrë. Tani kemi fatin të ndjekim interpretimet e saj në Verona, Milano e gjetkë. Më mbushen sytë me lot e ndiej emocione të forta kur salla buçet nga duartrokitjet e brohoritjet “Bravo Mula!” Ndjej kënaqësi të pafundme tek shoh Invën në skena të ndryshme të botës, duke interpretuar me artistët më të mëdhenj të botës operistike. Ne nuk na u lejua të dilnim jashtë, kështu që përmes sukseseve të saj ne jetojmë një pjesë të asaj që ndoshta do të ishte dhe jeta jonë. Por një dëshirë e vjetër më ka mbetur e parealizuar.

-A mund ta dimë cilën dëshirë s’e keni përmbushur deri më sot?
-Prej disa kohësh kam menduar të shkruaj kujtimet e jetës sime. Titullin e kam gjetur dhe e kam hedhur në letër.

– Pra projekti paska nisur. Një fillim i mbarë gjysma e punës thotë një proverb i vjetër. Si e keni titulluar?
-Midis dy dashurive. Të them të vërtetën titullin e kam shkruar prej vitesh, po vazhdimin s’po gjej kohë ta hedh në letër. (Qesh me hare).

-Lexuesit do ta mirëpresin librin tuaj e do ta lexojnë me kërshëri sepse ju jeni një vëzhguese e mprehtë e një njeri guximtar. Ju e thoni mendimin tuaj pa frikë e pa zbukurime. Unë u uroj suksese e shpresoj ta kem në dorë veprën tuaj të re së shpejti! Kjo do të na japë mundësinë e një interviste të re.

(Botohet për herë parë.)

Vajza e Nina dhe Avni Mulës, sopranoja e njohur, Inva Mula.

Vajza e Nina dhe Avni Mulës, sopranoja e njohur, Inva Mula.

Illyria

Previous Post

Tahiri: Të hetohen personat që nxorën fotot e vajzave të shfrytëzuara për prostitucion

Next Post

Përse liria e shtypit është “biznes” i mirë

Related Posts

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Këtë të diel u mbushën 113 vjet që nga çlirimi i Selanikut nga perandoria osmane, më 26 tetor 1912. Gazeta...

“200 mln rëndojnë OSHE”/ Ekspertët: Duhej të ishte krijuar bursa e energjisë elektrike

by TheAlbanian.co.uk
10/10/2021
0

Qeveria ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme energjetike. Për të përballuar këtë emergjencë kryeministri Rama shpalli një plan me tre pika,...

Sali Kadria dhe Nacionalizmi shqiptar në vitet 1912-1924

by TheAlbanian.co.uk
28/09/2021
0

Përgatiti Bashkim Metalia Përgjithësisht, mungesa e fakteve  historike, keqinterpretimi i tyre dhe sidomos neglizhenca akademike bën që historiografia shqiptare të...

Shkencëtarët të shokuar nga përmbytjet në Gjermani

by TheAlbanian.co.uk
16/07/2021
0

Intensiteti dhe përmasa e përmbytjeve në Gjermani këtë javë ka tronditur shkencëtarët të cilët përcjellin ndryshimet klimatike, dhe të cilët...

Next Post

Përse liria e shtypit është “biznes” i mirë

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.