Ministria e Bujqësisë ka raportuar këtë pasdite mbi dëmet e shkaktuara në bujqësi në mbarë vendin, si pasojë e përmbytjeve.
Në njoftimin e ministrisë bëhet me dije se, në disa fshatra ujërat kanë dëmtuar sipërfaqe të konsiderueshme toke të mbjellë.
Kështu, në Muriqan janë përmbytur 2 hektarë tokë; në Rrashbull 40 hektarë; në Sukth 25 hektarë dhe në Ishëm 200 hektarë.
Ndërkohë, dëme kanë pësuar edhe tokat në fshatrat Kapidanaj e Gjuricaj, por për momentin nuk dihet me saktësi bilanci i dëmeve.
Të dhëna nga Drejtoritë Bujqësore në vend mbi përmbytjen 6-7 janar 2016















