Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, ka inspektuar nga afër situatën e shkaktuar nga përmbytjet në Çermë të Lushnjës. Nga aty, Basha shprehet se, “në Çermë, Shkumbini ka çarë argjinaturën dhe mbi 150 familje janë përmbytur 3 orët e fundit”.
Sipas kreut të Partisë Demokratike, janë dhjetëra metra kub ujë për sekondë që vërshojnë përmes çarjes duke zgjeruar njollën e përmbytjes. “Asnjë masë deri tani për mbylljen e çarjes”, shprehet ai.
Ndërkohë, sipas kreut të PD-së, në Sukth, Erzeni ka dalë nga shtrati duke përmbytur mbi 1200 familje. ‘Niveli i ujit në shumë raste mbi 1,5 metër. Gjendja vazhdon të përkeqësohet”, shton Basha.















