Mbi 2700 ha tokë mbeten nën ujë në Qarkun e Shkodrës.
Bashkia e Shkodrës njofton se ujërat e lumit Drin vazhdojnë të gërryejnë tokën bujqësore në vendin e quajtur Mali i Vukatanit, në fshatin Ganjollë, kurse lumi Kir vazhdon të jetë prurje të mëdha.
Në rrugën e Obotit niveli i ujit ka arritur rreth 1.15 m mbi rrugë, ndërsa rruga Muriqan – Goricë është mbujuar me ujë rreth 20cm.
Në Dajç, rruga që lidh fshatrat Shirq e Darrgjat është e bllokuar. 100 shtëpi janë rrethuar më ujë, mbi 1 m thellësi.
Bashkia e Shkodrës vazhdon të kërkojë që njësinë administrative Ana e Malit dhe në Dajç të shpallet gjendje e fatkeqësisë natyrore. Ajo kërkon gjithashtu që strukturat e ushtrisë të qëndrojnë në gjendje gatishmërie për evakuminin e familjeve dhe të bagëtisë në këto dy njësi administrative.



















