Njoftimi i policisë Në orën 04:40 njoftohemi se në aksin rrugor GjirokastërTepelenë, në vendin e quajtur “Uji i Ftohtë”, në një kthesë, autobuzi i linjës Tiranë Athinë, me targa TR 5631 U, me drejtues shtetasin I.F, ka dalë nga rruga dhe është përmbysur, ku si pasojë janë dëmtuar 28 pasagjerë, ndër të cilët një fëmijë 1 vjeç. Pasagjerët janë transportuar në Spitalin Rajonal Gjirokastër ku nga 28 pasagjerë të lënduar vetëm 12 prej tyre ndodhen në spital për ndihmë të mëtejshme mjekësore, ndërsa të tjerët pas marrjes së ndihmës së parë janë larguar nga spitali
Të gjithë shtetasit e dëmtuar janë jashtë rrezikut për jetën. Në autobuz kanë qënë 41 pasagjerë. Shoferi i autobuzit është shoqëruar për në ambjentet e Komisariatit për veprime të mëtejshme. Po punohet për përcaktimin e shkakut të aksidentit.






















