Këtë e ka konfirmuar edhe Lirije Podrimja, zëdhënëse e Policisë në rajonin e Gjakovës.
“Në ora 16:30 stacioni policor në Gjakovë ka marrë informatën se në rrugën “Ismail Qemajli” kanë gjuajtur me armë dhe tre persona kanë vdekur. Patrullat e policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes”.
Podrimja tha se viktimat janë rreth moshës 25 deri 35 vjeç. Ndërsa deri më tani nuk ka të arrestuar.






















