Patrullat policore menjëherë i janë përgjigjur vendit të ngjarjes në kafiterinë ,, Deep Bar” ku kishte ndodhur vrasje e rëndë me armë zjarri ku si pasojë tre persona kanë humbur jetën”, thuhet në njoftimin e tyre.
Njëra nga viktimat, siç potencon Policia, ishte në vendin e ngjarjes ndërsa dy viktimat tjera janë dërguar në emergjencën e spitalit rajonal ,,Isa Grezda “ në Gjakovë ku mjeku kishte konstatuar vdekjen e tyre.
Viktimat janë:
- I / shqiptar / kosovar i moshës 35 vjeçare.
- I / shqiptar / kosovar i moshës 28 vjeçare.
- K/ shqiptar / kosovar i moshës 37 vjeçare.
Në vendin e ngjarjes kanë dal të gjitha njësitet relevante të policisë së Kosovës dhe kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjakovë.
Deri më tani nuk ka të arrestuar, patrullat policore janë vënë në kërkim të personave të dyshuar të mundshëm.
……………………………………………..
Përleshje me armë në Gjakovë, tre persona mbesin të vrarë
Tre persona kanë mbetur të vrarë në qytetin e Gjakovës pas një përleshje me armë zjarri.
Ngjarja ka ndodhur sot në mesditë, përderisa motivet e këtij sulmi ende janë të panjohura.
Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net edhe Lirije Podrimja, zëdhënëse e Policisë në rajonin e Gjakovës.
“Në ora 16:30 stacioni policor në Gjakovë ka marrë informatën se në rrugën “Ismail Qemajli” kanë gjuajtur me armë dhe tre persona kanë vdekur. Patrullat e policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes”.
Podrimja tha se viktimat janë rreth moshës 25 deri 35 vjeç. Ndërsa deri më tani nuk ka të arrestuar.






















