Kjo bëri që Lëvizja Vetëvendosje të organizoj protestë, ku morën pjesë rreth 100 aktivistë të saj. Protesta tashmë është shpërndarë, pasi nënkryetari i VV-së, iu drejtua me një fjalë protestuesve.
“Ne fillojmë rezistencën që nga sot që mos të lejojmë kontrabandimin e marrëveshjes për demarkacionin. Ftojmë të gjithë qytetarët për protestat e radhës. Nuk do lejojmë faljen e territorit. Deri në protestat e radhës ftojmë qytetarët të organizohen. Për sot u kry, meqë nuk është në rend dite demarkacioni”, ka deklaruar Sejdiu.
























