Protesta kundër nismës “Open Balkan” e thirrur nga ish-kryedemokrati Sali Berisha ka përfunduar pas rreth dy orësh, ndërsa ai paralajmëron se do të vijojnë.
“Ky uragan nuk ndalet më, ndaj dhe më lejoni ta paralajmëroj Ramën, mos guxo të dalësh para dhe mos mendon se me pakicë mund të shtypësh shumicën se mjerimi të pret, ne nuk ka forcë në botë që na ndal. Kjo është protesta e parë, ju ftoj të qëndrojmë të vendosur për serinë e pafundme të protestave derisa të largojmë narkoshtetin, të rikthejmë shpresën dhe demokracinë”, tha Berisha.
Ish-kreu i PD-së, Sali Berisha në fjalën e mbajtur në podiumin e protestës, tha se kumbari i kësaj nisme është miliarderi amerikan, George Soros.
Berisha i bëri thirrje SHBA-së, e cila er ka shpallur ‘non grata’ që të ndalojnë mbajtjen e mbledhjeve të “Open Balkan”.
“Treshja Vuçiç dhe vasalët e tij përpiqen ta paraqesin edhe si politikë që e mbështesin edhe SHBA, është mashtrim. SHBA kanë qenë faktor paqe stabiliteti dhe janë, por dua të them që Ballkani i Hapur ka një kumbar dhe ai është multimiliarderi George Soros. Më lejoni t’u bëj thirrje SHBA që të ndalojnë çdo veprimtari politike që dublon. Edi Rama kreu i Meduzëz dhe ministrat e tij. këto 8 vite u vodhëm dhe plaçkitëm më shumë se sa qytetarët e tjerë të Evropës dhe botës”, tha Berisha.
Sipas tij, pas Vuçiç qëndron influenca ruse e presidentit Vladimir Putin, duke theksuar se Rusia është rrezik për stabilitetin.
“Vuçiç ka ardhur këtu, nuk do të jesh zotëri kurrë i mirëpritur në Tiranë, jo sepse nordi yt është Moska, sepse prapa nismës tënde qëndron ideja e ‘serbomadhisë’, se pas nismës tënde qëndron përepjekja për të bërë këtë zonë influence kundër Putinit. Sot Serbia e Vuçiç edhe më shumë se ajo e Milklosheviçit është shndërruar në mall nga Rusia e vogël, që është rrezik për paqen dhe stabilitetin e Evropës. Shqiptarët nuk pajtohen kurrë, të kërkojnë falje dhe jo të mohojnë genocidin. Ata që i mohojnë ngelin në fazën e egërsisë njerëzore. Kjo protestë ka dimensione të shumta dhe në emër tuaj dua të deklaroj që Ballkani i hapur do të hidhet poshtë me të gjitha aktet sapo PD të jetë në pushtet”, sipas tij.



















