Protesta e thirrur nga Organizatat e Veteranëve të UÇK-së ka përfunduar e qetë. Në këtë protestë, përveç qytetarëve, morën pjesë edhe veteranë të luftës sa UÇK-së.
Përfaqësuesi i Këshillit Organizativ Xhevat Dervishi tha se me anë të kësaj proteste po shprehin pakënaqësitë e tyre për të zhveshur drejtësinë ndaj rastit Drenica 1.
Edhe dy ditë më herët është protestuar nga punëtorët e kësaj komune që po e kundërshtojnë vendimin e Gjykatës së Apelit.
Sami Lushtaku është dënuar me 7 vjet burg nën akuzën për krime lufte ndaj civilëve.





















