Për disa ditë nxënësit e kësaj komune kanë bojkotuar mësimin në shenjë revolte ndaj arsimtares.
Kryetari i komunës së Malishevës, Ragip Begaj ka thënë se ky ka qenë rasti i parë ku një arsimtare e mbuluar është shfaqur para nxënësve dhe kjo ka qenë arsyeja e reagimeve.
“Arsimtaren ne e kemi pranuar dhe nuk ka kurrfarë vendimi për suspendim, e kemi vlerësuar dhe kemi dhënë vendimin e punës. Para nxënësve Bujupi ka qenë risi për Malishevën pasi më parë nuk pas të tilla”, ka thënë Begaj për lajmi.net.
Tutje ai ka treguar se nxënësit e kanë bojkotuar mësimin edhe ditën e sotme, mirëpo pritet që së shpejti të gjendet një zgjidhje.
“Drejtori mbrëmë ka biseduar me familjarët jemi duke u përpjekur të gjejmë një zgjidhje do ta zgjidhim atë problem. është bërë pak e madhe për Malishevën, megjithëse edhe ligjet nuk janë të definuara sa duhet dhe po na shkaktojnë probleme edhe neve. Duhet me vendos ligji se çka bon e çka jo, do të kishim edhe me ma lehtë. Këtë problem do ta zgjidhim, pengesa prej neve nuk ka ajo i ka plotësuar kushtet ligjërisht”, ka theksuar Begaj.






















