Në Ministrinë e Financave shqiptarët përbëjnë vetëm rreth 10% të të punësuarve, ose ndryshe 74 nga 666 të punësuar që ka kjo ministri
Shqiptarët në Republikën e Maqedonisë vijojnë të jenë pak të përfaqësuar në institucionet me rëndësi të veçantë shtetërore. Në Ministrinë e Financave shqiptarët përbëjnë vetëm rreth 10% të të punësuarve, ose ndryshe 74 nga 666 të punësuar që ka kjo ministri, transmeton Alsat-M.
Në vendet drejtuese madje, numri I shqiptarëve është edhe më i ulët krahasuar me shifrat e një viti më parë. Prej 10 shqiptarëve që mbanin poste drejtuese në Ministrinë e Financave gjatë vitit 2012, numri është ulur në 8. Si rrjedhojë është ulur edhe përqindja e shqiptarëve në postet drejtuese prej 10% në 8%, duke shkuar gjithsej 99 persona në këto pozita.
Ministria e Financave ka 14 sektorë dhe asnjë prej tyre nuk udhëhiqet nga një shqiptar. Në mënyrë indirekte kjo Ministri mban përgjegjësi edhe për përfaqësimin e shqiptarëve në institucionet e tjera shtetërore, pasi është pikërisht ky dikaster që duhet të jep leje për sistematizimin në institucione të administratorëve të punësuar përmes Sekretariatit për Marrëveshjen e Ohrit.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...
















