E rrëmbejnë, e përdhunojnë dhe ushtrojnë dhunë mbi të për gjatë gjithë natës, në një barakë në “Prenestina”, Romë.
Denoncimi është bërë në polici nga një vajzë shqiptare, viktimë e dhunës disa ditë më parë, shkruan “La Republica”.
Një prej autorëve të dyshuar, një mashkull me origjnë rumune, u arrestua nga policia italiane, por hetimet janë ende në vijim, pasi sipas denoncimit, ai kishte të paktën një bashkëpunëtor.
Vajza tregoi se ndodhej disa qindra metra larg nga shtëpia, kur dy burra e tërhoqën zvarrë, duke e çuar në një kasolle të rrënuar, duke e përdhunuar e dhunuar për gjithë natën. Dhuna do të merrte fund vetëm në mëngjesin e ditës tjetër, kur e reja, duke përfituar nga dehja e rrëmbyeseve të saj, doli jashtë barakës dhe nisi të vraponte në rrugë duke kërkuar ndihmë.
Babai i 26-vjeçares, në një letër dërguar prindërve dhe qytetarëve të lagjes, tregoi dhunën e vuajtur nga vajza e tij, duke i ftuar të gjithë për të marrë pjesë në një demonstrim në orën 16:00 të së shtunës, “për të kërkuar rivendosjen e plotë të sigurisë”.
“Siguria e jetës së fëmijëve tanë është në alarm”, është titulli i letrës, ku thuhet se, “së bashku mund të ndalojmë kriminelët, të cilët na terrorizojnë çdo ditë, së bashku mund të fitojmë kundër degradimit të lagjes sonë”.















