Ky takim është mbajtur në kohën kur ZRRE ka intensifikuar debatet rreth aplikimit të tarifave të reja energjetike. Kryetar i bordit të ZRRE, Krenar Bujupi, ka thënë se nga 1 prilli një kategori e caktuar e bizneseve kanë tregun e hapur dhe mund të zgjedhin furnizuesin.
Sipas tij, në tregun e Kosovës përveç KESKO-it në janë edhe dy kompani furnizuese.
E drejtuesit e bizneseve janë ankuar përveç çmimeve edhe për telashet në furnizim. Këtu është bërë e ditur se nga problemet në furnizim bizneset kosovare kanë humbur rreth 300 milionë euro gjatë vitit 2016.






















