Ai ka thënë se Ahmeti tani duhet që ta vozis edhe Q7’shin e trashëguar nga Isa Mustafa, ngase i ka rënë maska.
“Kryetari i Prishtinës, lirisht le ta vozitë Q7, se i ra maska dhe u pa që i pëlqen lluksi fooooort. Kryetar, loçkë, shijoje Q7 për këta gjashtë muej që të kanë mbetë”, ka shkruar Gashi në profilin e tij në Facebook.
Deri më tani nuk ka pasur ndonjë dekalratë konkrete nga Shpend Ahmeti, i cili nuk ka konfirmuar zyrtarisht se a ka qenë apo jo në atë jaht.






















