Zëvendës Kryeministri Niko Peleshi dhe Ministri i Mirëqenies sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, kanë qenë të pranishëm në një aktivitet të organizuar me ish të përndjekurit në qytetin e Shkodrës, në kudër të 20 shkurtit (ditës së rrëzimit të bustit të diktatorit Enver Hoxha). Nga Shkodra, zv. kryeministri Peleshi u shpreh se ndihet keq që nuk është zgjidhur ende çështja e dosjeve dhe e dëmshpërblimit të ish të përndjekurve. “Ndihem keq si përfaqësues i politikës që për çerek shekulli s’kemi zgjidhur çështjen e dosjeve dhe dëmshpërblimeve. Është bërë një zvarritje e qëllimshme dhe lojë politike me këto çështje. Kemi seriozitetin dhe vullnetin për ti zgjidhur një herë e mirë këto çështje”,- tha Peleshi. Sipas tij, ka ardhur koha të ndërtojmë një raport të ri me të shkuarën, ndërsa e cilësoi hapjen e dosjeve si detyrim ndaj shoqërisë. “Dosjet dhe dëmshpërblimet janë në fund një kalvari të turpshëm”,- ka thënë ndër të tjera nga Shkodra zëvendës kryeministri Niko Peleshi.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...
















