Paralelisht me vizitën këtë fillimjavë në Bruksel të kryeministrit Edi Rama, pritet që në Tiranë të vijnë, Knut Flekenshtein dhe Eduart Kukan.
Flekenshtein është raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, ndërsa Kukan, i ngarkuari i Partisë Popullore Europiane për vendin tonë.
Misioni i tyre lidhet me zgjidhjen e situatës, përpara djegies së mandateve të opozitës në Kuvend.
Zgjidhja pritet nga Parlamenti Europian dhe me kryetarin demokrat, Lulzim Basha janë diskutuar hapat e përbashkët politikë të opozitës.
Këto përpjekje politike të intensifikuara, vijnë pasi Partia Popullore Europiane miratoi më 18 nëntor një rezolutë për Shqipërinë, ku shprehu “mbështetjen e plotë për aksionin politik të Partisë Demokratike dhe i kërkoi Komisionit Europian që të monitorojë nga afër zhvillimet shqetësuese në Shqipëri”.
Partia Popullore Europiane është formacioni më i madh në Bashkimin Europian dhe ka grupin më të madh në Parlamentin Europian. Në përbërje të tij janë liderë të vendeve më me influencë të BE-së si, kancelarja Merkel, presidenti i Komisionit Europian, presidenti i Këshillit Europian, dhe Komisioneri i ri për Zgjerimin.
– See more at: http://www.noa.al/artikull/pe-aksion-te-gjere-politik-per-kerkesat-e-opozites-ne-shqiperi/456586.html#sthash.8tkpcFm2.dpuf
















