Pas krijimit të bllokut opozitar, kryetari i PDK-së, njëherësh kryeministri në detyrë, Hashim Thaçi, si duket është munduar ta menaxhojë qetësisht procesin e deritashëm paszgjedhor, duke mos dashur që të tensionohet skena politike.
Në mbledhjen e parë të qeverisë pas zgjedhjeve, ai vlerësoi cilësinë e procesit zgjedhor dhe fitoren e PDK-së, si dhe u shpreh se në hapat e mëtejshëm do të ndjekë rrugën ligjore.
. “Kryeministri është duke punuar nonstop në terren dhe nëse duhet të shkohet prapë në zgjedhje, ai është i gatshëm. Gjithashtu, për dallim nga stafet e tjera politike që kanë nisur të shkojnë në pushime, stafi i ngushtë i kryeministrit është duke bërë analiza të zgjedhjeve parlamentare. Kryeministri ka kërkuar një anketë të re të brendshme dhe tash është duke u hartuar një strategji e posaçme elektorale për zgjedhjet e parakohshme”, thonë burime nga ekipi i kryeministrit Thaçi.















