Deklarata nga ish-zëvendësministri i Arsimit, Ardian Tana
Partia për Drejtësi Integrin dhe Unitet, ka reaguar pas njoftimit për riaktivizimin e komisioni me Greqinë për rishikimin e teksteve shkollore. Ish-zëvendësministri i Arsimit Ardian Tana, deklaroi se ministri i Arsimit të Greqisë, para se t’i tregojë shqiptarëve si duhet të mësojë pakica greke në Shqipëri, duhet të shohë se në cilën gjuhë dhe me çfarë teksesh mësojnë pakicat shqiptare në Greqi. Tana deklaroi se qeveria shqiptare, duhet t’i kërkojë palës greke mësimin në gjuhën shqipe të emigrantëve, arvanitasve dhe çamëve të padëbuar, si dhe përfshirjen e Çamërisë në tekstet shkollore greke.
















