Partia Demokratike ka zbardhur një dokument të veprës penale për të cilën është dënuar Elvis Rroshi në Itali. Në një deklaratë për shtypin, Edi Paloka u shpreh se dëshmia e penalitetit që është publikuar sot, e ardhur nga Ministria e Drejtësisë italiane, thotë se Elvis Roshi është dënuar për “violenza karnale”.
“Pra Roshi që e fsheh, dhe shefi i rilindjes që i del në mbrojtje, mbulojnë një krim të tmerrshëm të kryer nga i zgjedhuri i Ramës. Dhe Edi Rama e njeh italishten. E megjithëse e di, që ka vënë pos të tjerash edhe një përdhunues si kryetar bashkie në Kavajë, u kërkon sot socialistëve të dalin në një demostratë në qytet për ta mbrojtur atë”, shprehet Paloka.















