Policia e Lezhës në bashkëpunim me Policinë e Kurbinit kanë arrestuar një person të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Ai është Arben Pershqefni 45 vjeç nga Laçi, i cili është i dënuar me 5.4 vite burg për shkerlje të ligjit mbi drogën e kryer në bashkëpunim.
Këtij shtetasi i kanë mbetur për të vuajtur dhe 4 vjet e 3 muaj e 27 ditë burgim.
















