Edi Paloka – (Kryetar i grupit parlamentar demorkat): “Qendrimi i sotëm i Kryetarit të Parlamentit se ngritja e komisioneve parlamentare dhe zbatimi i kushetuteës nuk bëhet si një detyrim imediat kushtetues, por sipas orekseve të dyshes Rama-Meta, tregon qartë se opozita ka plotësisht të drejtë kur kërkon një marrëveshje me mbikqyrje ndërkombëtare. E vërteta është se atyre u intereson të çojnë në drejtësi njerëzit e bindur politikisht, ashtu siç çuan në Shkollën e Magjistraturës të bekuarin e bandës së Lushnjes, siç kërkojnë të çojnë në KLD gjyqtarin e diktaturës dhe një kamikaze politike.
Siç bënë pazar me ndarjen e vendeve të KLD duan pazarin për në Gjykatë të Lartë. Ndaj Partia Demokratike i bën thirje gjithë faktorit ndërkombëtar të ndjekë nga afër bllokimin antikushetutes që po i bëhet Gjykatës së Lartë dhe presionit që i bëhet Presidentit të Republikës për të bërë Pazar në përzgjedhjen e kandidatëve për në Gjykatë të Lartë”.
















