Partia Demokratike rikthehet ne parlament nëse mazhoranca e kryeministrit Edi Rama firmos një marrëveshje pozite-opozite me garanci dhe mbikëqyrje te faktorit ndërkombëtar. Ky qëndrim i demokrateve u be publik ne emisionin “30 minuta” ne Vizion Plus nga kryetari i grupit parlamentar te kësaj force politike Edi Paloka. Kryetari i Grupit Parlamentar Demokrat i përgjigjet edhe përpjekjeve te mazhorances qe synojnë ndryshimin e kodit zgjedhor pa opozitën. Ne mungese te nje reflektimi nga ana e mazhorances, Paloka thotë se Partia Demokratike do te udhëheqë protesta popullore qe do te çojnë deri ne rrëzimin e atyre qe mendojnë se janë mbi ligjin.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...
















