Partia Demokratike organizon ditën e sotme një tubim proteste, ndërkohë që ende nuk dihen skenaret e saktë të organizimit.
Mëngjesin e së martës, nga selia e PD kanë dalë të rinj me kuti me vezë, duke konfirmuar kështu frikën e policisë se Kryeministria do goditet me vezë.
Të rinjtë mbajnë xhupa ku shkruhet “Korpusi rinor Azem Hajdari”.
E përditshmja Panorama raporton se PD do të tentojë të vazhdojë tubimin deri në mesnatë.
Ndërkohë sërish do mungojë në këtë tubim fjalimi i ish-kryeministrit Sali Berisha.
Nga ana tjetër, kryeministri Edi Rama duket se po tenton të zbusë protestuesit, pasi ka vendosur një zbukurim të tillë përpara hyrjes së Kryeministrisë meqë është atmosferë festash.
















