Një album me foto nga arkivi i gazetarit serb Nikolas Miletiç, i cili ishte në Tiranë në vitin 1990-1991 si reporter i AFP-së, sjell një tablo të mënyrës së organizimit dhe figurave qendrore të Partisë Demokratike në fillimet e saj.
Fotot që po botohen sot në gazetën Mapo janë marrë nga konferenca e parë për shtyp e PD-së dhe në podium janë Preç Zogaj dhe Genc Pollo që po flasin, ndërsa në fotot e tjera në sallë duket protagonizmi i Gramoz Pashkos, Sali Berisha, Azem Hajdari, Eduart Selami etj..



































