• Latest
  • Trending
  • All

Patronazhistët e ekraneve – Nga Lutfi Dervishi

26/01/2023

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Sunday, 16 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Patronazhistët e ekraneve – Nga Lutfi Dervishi

26/01/2023
in Aktualitet

Lutfi Dervishi

Në fakt janë tre kategori patronazhistësh që nuk jane vlerësuar aq sa duhet për kontributin dhe punën e tyre sfilitëse.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Të parët janë patronazhistët që u bënë publikë në rastin e rrjedhjes së të dhënave personale. Janë njerëz realë, kanë emër, mbiemër, punojnë diku dhe kujdesen për emrin, mbiemrin, vendin e punës dhe hallet e një grupi votuesish. Interesohen për ty a jeton në Shqipëri apo je jashtë shtetit. Kanë arritur të pikasin preferencën politike që ke, dhe mbi të gjitha nëse ke ndonjë problem për të zgjidhur.  Duket sikur ky patronazhist është çelësi i suksesit që garanton fitoren në zgjedhje. Gabim. Zgjedhjet nuk fitohen ditën e votimit. Zgjedhjet nuk fitohen as gjatë fushatës elektorale, zgjedhjet fitohen pa nisur beteja. Për këtë kontributin më të madh e japin patronazhistët e kategorisë së dytë.

Këta patronazhistë, si rregull bëjnë dy punë. Puna e dytë është më e rëndësishme: është puna në botën digjitale. Krahas shpërndarjes së njoftimeve dhe link-eve në Whatsapp, këta patronazhistë kanë detyrë partie aktivizimin në rrjete sociale. Përveç likeve, komenteve të tipit: bravo, super, Shqipëria në rrugën e duhur, përveç shpërndarjeve të postimeve të shefave dhe shefave të shefit, detyra kryesore është përgjimi i të tjerëve: çfarë postojnë, kujt i bëjnë like, çfarë shpërndajnë në rrjet. Menjëherë futen në komente sipas strategjisë së artit ushtarak. Në fillim grupi i sulmit, ata që nuk ua bën syri tërr të fyejnë dhe të ofendojnë.

Skalioni i dytë janë komentuesit sulmues ad hominem, pra nuk komentojnë çfarë është postuar, por kalojnë në sulm ndaj personit. Këta nuk e lexojnë postimin nga frika se mund te infektohen dhe ndërrojnë mëndjen. Këta hidhen direkt në sulm.

Skalioni i tretë janë komentuesit me përvojë, që nuk sulmojnë, por “argumentojnë” me frazat këto gjëra ndodhin kudo, nuk është taman kështu, a e mban mend si ka qenë atëherë etj., etj. Këta janë patronazhistët që nuk flenë. Punojnë orar e pa orar. Nga e hëna në të hënë. Nuk njohin të shtunë dhe e kanë harruar të dielën, por edhe kjo kategori, megjithë rëndësinë që ka nuk është vendimtare. Aq më tepër që një pjesë e mirë e tyre punojnë në ilegalitet, me profile fallco

Vendimtare është kategoria e tretë: patronazhistët e ekraneve. Këta janë vërtet për t’u vlerësuar se vënë fytyrën e tyre në dispozicion të partisë. Guximi i tyre i çartur për të zhvlerësuar faktet dhe injoruar logjikën, kurajoja për të përbaltur opinionin ndryshe dhe për të lëvduar veten ende nuk është shpërblyer sa duhet.

Patronazhistët e ekraneve kanë detyrën më të vështirë. U duhet që të zezës t’i thonë e e bardhë dhe djallit t’i thonë ëngjëll. Sidomos në ngjarje të mëdha, puna e tyre nuk ka të çmuar. Oratoria e tyre me vetëm 186 fjale e lë Ciceronin të turpëruar. Klasi i tyre për të parë filxhan në një rast dhe po për një rast të ngjashëm të ngrenë zërin për të lënë drejtesinë të bëjë punën e vet është thjesht…epik.

Patronazhistët e ekraneve kanë aftësinë mahnitëse të flasin pa pushim dhe të mos thënë absolutisht asgjë, kanë kurajon që kur thirren për të folur për Tiranën, të flasin për Zimbabven dhe kur kur pyeten për krime të Policisë shqiptare të tregojnë me detaje krimet e FBI.

Patronazhistët e ekraneve asnjëherë nuk janë shpërblyer aq sa e meritojnë. Të paktën në ligjin e ri për dekoratat duhet parashikuar një medalje për ta.

Previous Post

Mediat ndërkombëtare/ Ish-agjenti i FBI-së u korruptua në Tiranë

Next Post

Zbardhet udhëzimi/ Në 2023, turqishtja futet edhe si provim me detyrim në maturë!

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Zbardhet udhëzimi/ Në 2023, turqishtja futet edhe si provim me detyrim në maturë!

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.