Të nderuar lexues, kjo është një pasqyrë e faqeve të para të disa prej gazetave kryesore, për ditën e Hënë, 8 Dhjetor 2014. Gazeta “Panorama” hapet me shkrimin kryesor; “Vjedhja e Bankës, hetim për transfertën 100 mijë euro nga SHBA”. Tituj të tjerë janë; “Mioisu: Enveri rol politik, lufta u drejtua nga oficerët e Zogut”. “Presidenti propozon Sejkon si Guvernator, PS skeptike”. “26 vjeçari vdes duke rilidhur energjinë”. “Gazeta Shqiptare” çelet me shkrimin kryesor, “Konkurset për punë, DAP: Ja 1840 kandidatët, fituesit e parë”. Tituj të tjerë janë; “ Humb jetën 26 vjeçari dhe plagoset i ati, dyshohet se po rilidhnin energjinë”. “Nishani zgjedh, Gent Sejko, Guvernatori i ri i BSH”. “Prokurorët e rinj, ja si ka ndryshuar rregullorja”. Gazeta “Mapo” ka si argument kryesor, “Dekreti, Guvernatori i ri, PS e pakënaqur me Nishanin”. Tituj të tjerë janë; “Vdes 26 vjeçari që po rilidhte energjinë, protesta në ish-Kënetë dhe Peqin”. “Festat, administrata sërish pa shpërblim”. “Si u zbuluan përdhunuesit e çiftit në plazhin e Semanit”. Gazeta “Shqip” ka si argument kryesor, “Krizë e re President- Kuvend” “Babë e bir tentojnë të rilidhin dritat, humb jetën i riu”. “OSHEE shkarkon 234 punonjës debitorë”.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...















