Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, me rastin e ditës së rinisë, në një forum të hapur me të rinjtë në Qytetin Studenti, tha se ky është qyteti i parë i pas diktaturës nga ku u hap një faqe e re për Shqipërinë dhe nisi rruga e ndryshimit. Kreu i PD deklaroi se studentët ishin të vendosur të jepnin gjithçka për lirinë e Shqipërisë dhe Tirana u bashkua me lëvizjet antikomuniste të Berlinit, Pragës dhe Budapesittit dhe aty bota mbarë kuptoi vokacionin perëndimor të shqiptarëve. Basha u shpreh më tej se studentët e viteve ‘90-të refuzojnë çdo kthim mbrapa drejt së shkuarës dhe të keqes, ndërsa shtoi se “Ato që po manifeston dyshja Rama-Meta janë një rrezik për atë që nisi 24 vite më parë. Njerëz të veshur nga pushteti po u marrin lirinë njerëzve të lirë. Përveç akteve të përditshme të arrogancës, shpërfilljes dhe nëpërmkëmbjes, hedhja në erë dhe prishja e bashkëjetesës demokratike janë anti- liri dhe anti-demokraci. Ne kontestojmë dhe nuk pajtohemi me kthimin mbrapa të shtetit policor dhe nuk pajtohemi me asnjë lloj forme të kufizimit të lirive dhe vlerave. Ne nuk pranojmë rehabilitimin e figurës së Enver Hoxhës. Ne i drejtohemi sot Ramës dhe Metës të heqin dorë nga trashëgimia e diktatorit Hoxha, të heqin dorë nga kriminalizimi i politikës”. Në vijim ai shpalli “Projektin e lirisë” si përballje me kohën e diktaturës, të cilën e cilësoi si përballje për lirinë që mbahet e meritohet duke luftuar çdo ditë për të. Në emër të PD ai shprehu mirënjohjen për të gjithë studentët, pedagogët dhe qytetarët që garantuan ndryshimin e madh, ndërsa shtoi se esenca e lëvizjes së dhjetorit ishte përbashkuese e gjithë shqiptarëve dhe jo përçarëse, ishte rebelim kundër varfërisë, shtypjes dhe rebelimit. Sipas kreut të opozitës, ndryshe nga shumë lëvizje të tjera shqiparët më pas nuk i humbën, por i fituan dhe i shtuan vlerat e tjera. “Ne vijmë këtu se këtu janë rrënjët tona të lirisë. Këtu u finalizua dhe u shpall publikisht nga lideri i lëvizjes së dhjetorit Azem Hajdari, fitorja e pluralizmit në shqipëri, këtu u hodhën bazat ideore të demokracisë. Këtu lindi Partia Demokratike, forca e ndryshimeve të mëdha. Ky vend ështe Meka dhe Jeruzalemi i lirsë dhe demokracisë shqiptare. Qyteti Studentti hodhi bazat e demokracisë dhe studentët e dhjetorit janë dhe do mbeten krenaria jonë. 8 dhjetori i vitit 1990 është nata e bardhë e vendit tonë, nata e rilindjes së vendit pas dekadave të izolimit dhe robërisë”, u shpreh Basha.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...
















