Të nderuar lexues, kjo është një pasqyrë e faqeve të para të disa prej gazetave kryesore, për ditën e martë, 7 tetor 2014.
Gazeta “Panorama” ka si titull kryesor; “Para ose dhurata, Qeveria, lotari me taksat që u kthehen qytetarëve”. Tituj të tjerë janë; “Rama dhe Basha shmangin takimin në tryezën e Nishanit”. “Zbardhet përplasja me Ruçin në Grupin e PS, Kokëdhima: Mos bëj si mësues”. “Pastruesja akuzon kreun e komunës për ngacmim seksial, përgjigjet Kupe”.
Gazeta “Shekulli” hapet me shkrimin kryesor; “Llogariten pensionet e vitit 2050. Tabelat e ligjit të ri”. Tituj të tjerë janë; “Miliarderi Gjin Gjoni jep leksione për drejtësinë”. “Ermonela Felaj: Opozita nuk ka pse të jetë e dyjëzuar për reformën në drejtësi”. “Regjistrimet, transferimet nga privatët, më shumë se gjysma e studentëve braktisin studimet”.
Gazeta “Mapo” ka si argument kryesor, “Rama: Dialogu mbreslënës me Nishanin për Guvernatorin, do të zgjidhet shpejtë”. Tituj të tjerë janë; “Reforma në drejtësi, gjithpërfshirje në fjalë, pikat e përbashkëta zero”. “Sanitarja padit kreun e komunës për ngacmim seksual, Kupe: Më ka provokuar”.
“Gazeta Shqiptare” çelet me shkrimin kryesor, “Prishja e ndërtimeve, Qosja: Të trajtohen të gjithë njësoj”. Tituj të tjerë janë; “Ruçi-Kokëdhima debat në grupin e PS. “Bëni detyrat”. “Mos na fol si nxënës”. “Edi Rama: T’ua nxijmë jetën gjyqtarëve të korruptuar”.
Gazeta “Shqip” ka si argument kryesor, “Mazhoranca i shpall luftë “koorporatës”: Do t’ua nxijmë jetën gjyqtarëve dhe prokurorëve që e kanë kthyer profesionin në biznes”. Tituj të tjerë janë; “Zbulohen pikat e raportit të KE”. “FSHF: Nuk i ndajmë tifozët shqiptarë sipas pasaportave”.
















